Mjeku Tritan Kalo tregon si shërohen të infektuarit, ja sa kohë pritet të jetë prezent koronavirusi

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka theksuar edhe njëherë kujdesin që qytetarët duhet të kenë për koronavirusin, pasi në vendin tonë janë konfirmuar tashmë 10 rastet e para. kalo

Advertisements

I ftuar në “Provokacija”, bashke me te dhenat lidhur me menyren se si trajtohen te prekurit, sqaroi edhe sa sa pritet te jete i pranishem virusi ne vend.

Si shërohen të prekurit

Advertisements

“Nëse vë dorën në një sipërfaqe kur dikush ka teshtirë ose ka përdoru dorën për tu mbrojtur dhe ti i jep dorën. Ai virus në dorën e tij mund të qendrojë deri në tre orë. Jo më kot alfa është kujdesi, që të lani duart. Duhet të kesh kujdes që brenda 14 ditëve nëse keni siptoma respiratore të tilla si teshtitje, temperatura, vështirësi në frymëmarrje, mund të informoheni në nurmin 127 dhe të thoni që unë jam një individ që kam patur kontakt me një person që ka qenë në këto zona. Vetëizolohuni për 14 ditë që të evitoni kontaktet.

Ne nuk kemi asnjë rast nga shqiptarët ose qytetarët e tjerë që kanë ardhur në Shqipëri nga Kina që të kenë shfaqur siptoma. Rastet që janë aktualisht janë persona që kanë patur kontakt me të sëmurë nga Italia sepse nuk është treguar i njëjti kujdes nga autoritetet italiane, nga vetë shqiptarët duke e gjykuar se Italia është më pak e kërcënuar se Kina. Ato informacionet e dhëna përditë nga mjekët në televiizone të ndryshme nuk janë fiksuar në kohë”, u shpreh mjeku.

Më tej Kalo është ndalur edhe tek trajtimet që përdoren për të prekurit me virusin e ri.

“Edhe të prekurit, 97% shërohen plotësisht. Shërohen me ndihmë mjekësore, duke marrë trajtime që janë në protokoll, vitamina. I krijohet mundësia organizmit që të përballet me një agresion të tillë. Nëse ka një prekje pulmonare të dyshimta të mbivendosjes bakteriale, ne që në fillim u vendosim shtesa në mjekim anti-bakteriale. Covid-19 ende nuk ka protokolle anti-covid 19.

Shanset për të prevoluar në rastet më të rënda janë më të pakta nëse ndihma është më e shpejtë. Izolimi në një mjedis spitalor, konsultimi dhe dhënia e ndihmës nga një personel i caktuar. Më pas asistenca nëse ka nevojë për oksigjen, dhe anti viralë. Ardhja e shpejtë në spital që në siptomat e para”, deklaroi mjeku.

Shqipëria nën “ethet” e koronavirusit, mjeku zbulon edhe sa do jetë prezent

Mjeku i njohur Tritan Kalo u shpreh se virusi ka gjasa që në Prill nuk do të jetë më prezent, për shkak të rritjes së temperaturave.

“Temperaturat e ajrit fillojnë dhe rriten. Temperaturat e larta nuk e favoriozjnë dhe ulin ritmin e virusit. Çdo infeksion viral ashtu si edhe gripi ka një kurbë të evolucionit. Gripi fillon në 15 nëntor dhe kulmon në shkurt. Në shohim që gripi ka rënë. E njëjta gjë po ndodh edhe me Covid në Kinë. Kurbat e zakonshme kanë një evolucion të tillë që ne i themi me zhvendosje pak djathtas. Nuk janë një evolucion të tillë, në mënyre që rritja është graduale. Në fillim të Prillit fillon dhe shuhet. Virusi ka një evolucion që në harkun kohor shtrihen 2-3 muaj”, u shpreh mjeku.

Më tej mjeku ka kërkuar se qytetarët të mos panikosen dhe të mos bazohen në burime informacione të pavërteta.

‘Në këtë kohë nuk ka nevojë për tre gjëra së pari të panikohesh, së dyti të influencohesh nga burime informacioni që nuk janë të mirëinformuara dhe e treta të reagosh në mënyrën e një histerie kolektive sic reaguan në ’97 dhe sollën ato pasoja. Ne duhet të nxjerrim mësime nga e kaluara dhe fatkeqësia jonë është që pak mësime nxjerrim ose i kemi mësime shumë jetëshkurta dhe në krye të disa muajve harrojmë cfarë ka ndodhur’, u shpreh Kalo. /abcnews.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë! Pacientja me koronavirus në Durrës, gazetarja tregon detaje: Ishte në një va rrim, s’u tregoi mjekëve se vinte nga Italia
Artikulli tjetër“Vemje të pështira”/ Mjeku Gëzim Xhepa ‘shp ërthen’ ndaj zyrtarëve për maskat e skaduara(E plote)