Shifrat, sa persona mund të infektojë një i prekur me koronavirus, flet infeksionisti i njohur Pipero

Koronavirusi dhe situata e përhapjes së tij në Shqipëri, kanë qenë në qendër të diskutimit në emisionin “Opinion”.

Advertisements

Infeksionisti i njohur Pëllumb Pipero edhe një herë ka theksuar rëndësinë e qëndrimit në shtëpi dhe izolimit, si një nga masat më të rëndësishme për të parandaluar përhapjen. Duke folur për shifrat dhe koeficientët e prekshmërisë Pipero tha se një rast i prekur me koronavirus mund të infektojë nga 2.8 deri në 4 njerëz.

Ndërkohë, lidhur me masat e marra dhe mjekimet që përdoren në këto raste mjeku i njohur se aktualisht janë në përdorim dy antiviralë është porositur i treti, ndonëse sikurse dihet për koronavirusin nuk ka një mjekim të caktuar.

Advertisements

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se cili do të ishte skenari më negativ i parashikuar, Pipero u shpreh:

“Nuk jam pjesë e task forcës dhe nuk i kam përpara skenarët, por janë janë tre: me 50, 100 deri në 300 të sëmurë”

Fevziu: E përballon dot Shqipëria me 300 të sëmurë?

Pipero: Italia është shtet shumë i madh me një infrastrukturë shëndetësore të mrekullueshme dhe ka rënë në gjunjë sot. Po t’ju them unë ca gjëra që i kam shumë konfidenciale për Italinë do habiteni. Asnjë shtet në botë nuk ka kapcitet për të përballuar epidemi. Kemi marr masat ta përballojmë hap pas hapi.

Faza e parë është kjo që kemi. Dhe me lejoni t’ju jap një mesazh të rëndësishëm qytetarëve. Të kufizojnë lëvizjet dhe të gjithë qytetarët që kanë qenë në kontakt me rastet e konfirmuara të izolohen, të mos dalin. Nga dita e djeshmë të numërojnë edhe 13 ditë të tjera dhe në raste se kanë shqetësime, sidomos temperaturë të telefonojnë 127.

Kemi në dispozicion dy antiviralë, kemi porositur edhe të tretin, të mos harrojmë të gjitha mjekimet janë suportive, mbështetës, nuk kemi ende një mjekim të aprovuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakManastirliu: Pension në shtëpi me kosto zero, ja masat e reja për frenimin e përhapjes së COVID-19
Artikulli tjetërSara e Top Channel zbulon si po e luf ton koronavirusin (Foto)