Itali/Nga sot lëvizjet me leje të posaçme, policia: qytetarë qëndroni në shtëpi, ose në b urg

Italianët nga sot mund të udhëtojnë, vetëm nëse shkojnë në punë apo për shkaqe shëndetësore.

Advertisements

Kryeministri italian Guiseppe Conte, konsideron se masat që i ka ndërmarrë Italia kur mb ylli Lombardinë dhe disa provinca tjera – nuk janë të mjaftueshme
“Nuk kemi më kohë për të humbur. Të dhënat na tregojnë se është regjistruar një numër i madh i të in fektuarve, hospitalizuar në qendrën e kujdesit intensiv dhe për fat të keq ka edhe të vd ekur. Duhet t’i ndryshojmë shprehitë dhe atë menjëherë”, ka paralajmëruar Konte.

Në fuqi hyjnë kufizimet në transportin publik, mbyllen shkollat e të gjitha niveleve, anulohen ndeshjet e futbollit dhe aktivitetet tjera sportive.
Vetura të shumta të policisë po patrullojnë nëpër rrugë me altoparlant duke u bërë thirrje qytetarëve: “Vëmendje, qytetarët ftohen të qëndrojnë nëpër shtëpi, me qëllim të mos përhapet më tej coronavirusi”.
Në shumicën e qyteteve italiane janë ngritur pika kontrolli me qëllim që të respektohet plotësisht dekreti që kufizon lëvizjen, përveç nëse janë duke shkuar në punë apo të mjeku.Në fuqi hyjnë kufizimet në transportin publik, mbyllen shkollat e të gjitha niveleve, anulohen ndeshjet e futbollit dhe aktivitetet tjera sportive.
Vetura të shumta të policisë po patrullojnë nëpër rrugë me altoparlant duke u bërë thirrje qytetarëve: “Vëmendje, qytetarët ftohen të qëndrojnë nëpër shtëpi, me qëllim të mos përhapet më tej coronavirusi”.
Në shumicën e qyteteve italiane janë ngritur pika kontrolli me qëllim që të respektohet plotësisht dekreti që kufizon lëvizjen, përveç nëse janë duke shkuar në punë apo të mjeku.Italianët janë detyruar të regjistrohen nëpër ueb-faqe të rajoneve ku jetojnë, pasi pikërisht nga këto autoritet janë marrë këto masa. Policia nëpër punkte u kërkon qytetarëve dës hmi se janë duke shkuar në punë apo te mjeku.
“Lejet mund të merren në ueb-faqen e ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe duhet ta kenë të gjithë ata që udhëtojnë dhe ta bartin gjithmonë me vete”, thuhet në kumtesën e autoriteteve.
Ata që nuk e posedojnë një leje të tillë, mund ta plotësojnë para policisë që do të kontrollojnë më vonë deklaratën e tij. Kurse dënimet me para do të vlejnë për ata që kanë thyer në masë të madhe masat e kufizimit. Nëse policia konstaton se dikush ka gënjyer, rrezikohet të dënohet deri në tre muaj burgim.
Në mesin e personave të parë të dënuar janë dy gra, që ishin kthyer nga Lombardia – që në vend se të respektojnë kishin shkuar në restorant për të festuar 8 Marsin, ku më pas kanë publikuar video të ndryshme nga ahengu në Instagram.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKoronavirusi/ Rama: 1 mijë euro shtesë për mjekët dhe infermierët
Artikulli tjetërRusia: SHBA krijoi koronavirusin vr asës si ar më biologjike ku ndër Kinës