Thirrje se si të gjithë mund të ndihmojnë kundër përhapjes së koronavirusit

Në Gjermani njoftohet vd ekja e dy vetëve për shkak të virusit Corona. Qarku Heinsberg dhe qyteti i Essenit në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë e njoftuan këtë sot.

Advertisements

Në Essen ndërroi jetë një grua 89-vjeç, e cila virusi u zbulua të martën e kaluar. Për personin që ndërroi jetë në Heinsberg, ende nuk ka të dhëna.

Kancelarja Merkel i ka vlerësuar përpjekjet e deritashme kundër virusit Corona. Ajo tha se virusi po përhapet, jo sepse kanë qenë të kota të gjitha masat për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit, siç janë urdhërat e karantenës. Me to është fituar kohë për kërkime mjekësore dhe për të përgatitur sistemin shëndetësor.

Advertisements

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn (CDU) u ka bërë thirrje të gjithëve që të mbështesin lu ftën kundër përhapjes së virusit Corona. “Sa më ngadalë të përhapet virusi, aq më mirë”, tha ai në një konferencë për shtyp. Për këtë, është e nevojshme që çdo qytetar të zvogëlojë rrezikun e infektimit sa më shumë që të jetë e mundur.

Në këtë kuadër, Spahn-i u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mendojnë se cilat aktivitete janë me të vërtetë të nevojshme javët dhe muajt e ardhshëm dhe nga se mund të heqin dorë për ca kohë. “Nga këndvështrimi im, është më e lehtë të mos shkosh në një koncert, në një lojë futbolli ose në një klub, sesa të mos shkosh në punë ose të mos çosh një fëmijë në cerdhe”, tha ai.

Spahn u shpreh kundër mbylljes së të gjitha shkollave

Në këtë linjë argumentimi, Spahn u shpreh kundër mbylljes së të gjitha shkollave dhe kopshteve ditore. Po të bëhet kjo ekziston rreziku që mjekët, infermierët ose policët mund të mos shkojnë në punë, paralajmëroi ai. “Kjo do të kishte pasoja edhe për jetën publike”.

Një ndihmë mund të jetë, për shembull, pakësimi i udhëtimeve, puna nga shtëpia kur është e mundur, ose në qytetet e mëdha ecja në këmbë ose me biçikletë, në vend që të përdorni transportin lokal publik.

Në Gjermani njoftohet vde kja e dy vetëve për shkak të virusit Corona. Qarku Heinsberg dhe qyteti i Essenit në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë e njoftuan këtë sot. Në Essen ndërroi jetë një grua 89-vjeç, e cila virusi u zbulua të martën e kaluar. Për personin që ndërroi jetë në Heinsberg, ende nuk ka të dhëna.

Kancelarja Merkel i ka vlerësuar përpjekjet e deritashme kundër virusit Corona. Ajo tha se virusi po përhapet, jo sepse kanë qenë të kota të gjitha masat për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit, siç janë urdhërat e karantenës. Me to është fituar kohë për kërkime mjekësore dhe për të përgatitur sistemin shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn (CDU) u ka bërë thirrje të gjithëve që të mbështesin luftën kundër përhapjes së virusit Corona. “Sa më ngadalë të përhapet virusi, aq më mirë”, tha ai në një konferencë për shtyp. Për këtë, është e nevojshme që çdo qytetar të zvogëlojë rrezikun e infektimit sa më shumë që të jetë e mundur.

Në këtë kuadër, Spahn-i u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mendojnë se cilat aktivitete janë me të vërtetë të nevojshme javët dhe muajt e ardhshëm dhe nga se mund të heqin dorë për ca kohë. “Nga këndvështrimi im, është më e lehtë të mos shkosh në një koncert, në një lojë futbolli ose në një klub, sesa të mos shkosh në punë ose të mos çosh një fëmijë në cerdhe”, tha ai.

Spahn u shpreh kundër mbylljes së të gjitha shkollave

Në këtë linjë argumentimi, Spahn u shpreh kundër mbylljes së të gjitha shkollave dhe kopshteve ditore. Po të bëhet kjo ekziston rreziku që mjekët, infermierët ose policët mund të mos shkojnë në punë, paralajmëroi ai. “Kjo do të kishte pasoja edhe për jetën publike”.

Një ndihmë mund të jetë, për shembull, pakësimi i udhëtimeve, puna nga shtëpia kur është e mundur, ose në qytetet e mëdha ecja në këmbë ose me biçikletë, në vend që të përdorni transportin lokal publik. DW

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak28 vjeçari i infektuar me koronavirus shkoi në va rrim tek ‘Stacioni i Trenit’, takoi familjarët e të ndjerit, në vaki morën pjesë biznesmenë të njohur
Artikulli tjetërDenoncimi i rëndë i PD: Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë 1 milion e 200 mijë maska të skaduara prej 2011, ja çfarë i bëjnë fytyrës