foto ilustruese
Itinerari i pacientit ‘zero’ në Shqipëri pas hyrjes nga Italia ka qenë tejet i pasur.
Advertisements
I riu, 28-vjeçar, i cili infektoi babain e tij me Covid-19, por edhe 3 familjarë të tjerë, ka takuar shumë njerëz, klientë të bilardos, fqinj që banonin pranë tij, në rrugën “Irfan Tomoni”, por edhe një episod, për të cilin Dosja.al, raportoi dje ekskluzivisht detajet.
Ditën e enjte, më 5 mars, 28-vjeçari i prekur nga Covid-19, ka marrë pjesë në një varrim. Dëshmitarë të ceremonisë mo rtore, i thanë në anonimitet Dosja.al, se fillimisht i riu ka qenë tek shtëpia e mor tit, ka takuar familjarët e vi ktimës në bazë të rregullit zakonor shqiptr, e më pas bashkë me ta është nisur drejt Tufinës. Atje është zhvilluar va rrimi i të ndjerit, dhe familjarët janë rreshtuar duke iu dhënë dorën me radhë të gjithë të pranishmëve, që kishin ardhur në va rrim.
Advertisements
Dëshmitarët gjithashtu treguan se në va rrim kanë qenë të pranishëm mbi 500 persona.
Pasi ka mbaruar “adetin”, i riu, i pavetëdijshëm se ishte i prekur nga koronavirusi është larguar për të vijuar jetën e tij, ndërkohë që familjarët që u takuan me të shkuan në një hotel tejet luksoz në Tiranë, një vend i njohur për redaksinë, (emrin e të cilit nuk e publikojmë për të mos dëmtuar pa të drejtë biznesin në fjalë), ku u zhvillua dreka e mor tit. Në këtë drekë, kanë marrë pjesë edhe biznesmenë të njohur shqiptarë, por edhe vetë pronari i Hotelit, i cili ka ngushëlluar familjarët.
Një ditë pas këtij episodi, 28-vjeçarit i janë shfaqur simptomat e para, dhe ai ka telefonuar 127 për ndihmë. Ditën e premte, ai bashkë me babain kanë patur simptomat e para. Ndërkohë që ishte e diela mbrëma, dita vendimtare për të dy. Ata u regjistruan si pacientët e parë të prekur nga Covid-19 në Shqipëri, ndërkohë që gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë deklaron se i riu ka patur vetëm 24 kontakte, 3 prej të cilëve rezultojnë të prekur nga Covid-19. Por e vërteta dyshohet se mund të jetë edhe ndryshe… Kur do t’i karantinojë Shqipëria kontaktet e shumta të pacientit zero, për të parandaluar përhapjen? A jemi ende në kohë? Dosja.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!