Skenat e dyndjes nëpër supermarkete që pamë në Itali pak javë më parë, u përsëritën edhe në vendin tonë dje.
Advertisements
Pas konfirmimit të dy rasteve të para me Koronavirus, të cilat aktualisht kanë shkuar në 10 gjithsej, shqiptarët janë drejtuar nëpër supermarkete.
Faturat mesatare të blerjeve kanë qenë mbi atë të zakonshmen për një pjesë të mirë të individëve teksa fokusi ka qenë tek blerja e miellit, makaronave, vajit, sheqerit, ujit dhe detergjentëve, raporton “Monitor”.
Advertisements
Një nga thekset e vazhdueshme që kanë vënë këto ditë mjekët për kujdesin, ka qenë ajo e konsumit të vitaminës C, ndaj është vënë re rritja e blerjes së portokalleve.
Tregtarët e pyetur thanë se ka pasur një rritje të shitjeve që ishte e ngjashme me një ditë të shtunë të paktën për blerjet e qytetarëve dhe jo furnizim shumice ndërsa agrumet e kryesisht portokalli është blerë jo më me kilogram por me arka.
Edhe farmacitë e kryeqytetit kanë raportuar rritje të kërkesës të hënën për vitamin C, alkool si dhe mjekime të tjera që merren në rastet e gripeve normalë. Ndër të tjera duket se qytetarët kanë kërkuar të marrin masa për medikamente mbi dhimbje koke, apo qetësues të lehtë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!