““Dorezat janë më të pista se vetë duart”/ Epidemiologu tregon çfarë duhet bërë

I ftuar në “ABC e Mëngjesit” me Enkel Demin, epidemiologu Dritan Ulqinaku, u shpreh se qytetarët duhet të tregohen të përgjegjshëm përballë koronavirusit, ndërsa theksoi se është një virus që përhapet shumë shpejt. Epidemiologu theksoi se duke pasur rastet e para në vend ka arsye që ta mendojmë seriozisht situatën.

Advertisements

“Ka arsye për tu frikësuar, por duhet të menaxhojmë frikën, është një virus që përhapet shumë lehtë dhe kjo është e keqa . Rruga e përhapjes është janë njësoj si prekjet e gripit të zakonshëm. Epidemia po vazhdon. Karakteristika e këtij virusi është sepse paraqitet shumë letal në moshat e treta. Periudhën e inkubacionit e ka shumë të lartë. Kemi arsye që të mendojmë seriozisht dhe të reagojmë”, tha epidemiologu.

Më tej ai theksoi se gripi ka vrarë më shumë persona, ndërsa u shpreh se ky është një virus i ri dhe duhet të tregohemi të përgjegjshëm.

Advertisements

“Të karantinosh qytete me 12 milion banorë nuk ishte parë ndonjëherë dhe Kina ia doli mbanë. Amerika ndryshe nga Italia apo shtete të tjera evropiane mori masa drastike që në fillim. Ndërkohë, vetëm para dy javësh Italia e mori situatën seriozisht”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetari Enkel Demi se përse më shumë sugjeruara për tu përdorur janë maskat dhe se për dorezat nuk flitet fare, Ulqinaku theksoi se dorezat janë më të ndotura.

“Dorezat janë më të pista se vetë duart, ato sugjerohen në momentin që një person do të prekë një sipërfaqe të nxehtë apo ka alergji ndaj elementëve të jashtëm dhe në rastin kur është një dorezë një përdorimshme”, deklaroi epidemiologu./abcnews.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAksi dent në Vlorë/ Makina për plas motorin, ka te pla gosur
Artikulli tjetërDy gabimet fat ale të spitalit qe sollën epideminë, ja pse Italia u go dit rëndë nga koronavirusi