Shefja e Epidemiologjisë, Tomini: Temperaturat e larta shpresë për uljen e sëmundjeve respiratore

Shefe e Epidemiologjisë, Eugena Tomini deklaroi se deri tani janë identifikuar 31 kontakte të 6 të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Gjatë një interviste për emisionin “7 pa 5”, Tomini tha se masat janë marrë, por shtoi se kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë raste të reja.

Advertisements

“Shqipëria është e prekur nga koronavirusi dhe të gjitha masat janë përforcuar në një shkallë më të lartë nga qeveria shqiptare për të identifikuar raste të tjera. Përveç rastit të importuar, harta është pasuruar edhe me pesë raste të tjera. I importuari ka infektuar babanë dhe 3 anëtarë të tjerë të familjes. Rasti tjetër është rast i veçuar, me një histori udhëtimi në Itali. Mbyllja e shkollave për dy javë, pezullimi i fluturimeve, masat e tjera të përshpejtuara janë shumë të përforcuara për ta minimizuar përhpajen e virusit.

Por kjo nuk do të thotë që nuk do të kemi raste të tjera në vazhdim. 77 kemi në total, prej të cilëve 6 raste kanë rezultuar pozitivë. Deri tani kemi evidentuar 31 kontakte të rasteve që kanë rezultuar pozitivë. Sigurisht që hetimi është në process e sipër sepse nuk mund të mbyllet sepse duhet të shihet nëse do të kemi kontakte më të zgjeruara. Do të dalin rezultate të tjera.”

Advertisements

Sa i takon pyetjes nëse koronavirusi do të zhduket me rritjen e temperaturave, Tomini tha se shpresohet që të arrihet diçka e tillë. Sipas saj, ka një lidhje mes përhapjes së koronavirusit dhe vendeve të ftohta.

“Themi shpesh që larja e duarve është një element shumë i rëndësishëm, sa më shumë të lahen duart me ujë të ngrohtë dhe sapun, ai fillon edhe asgjësohet. Temperaturat e larta kanë lidhje edhe me uljen e viruseve stinore. Po të shohim hartën e botës, janë prekur ato vende me sezon dimri. Ndërkohë vendet me temperatura shumë të larta kanë një prekje minimale. Shpresojmë që sëmundjet respiratore të ulen me uljen e sezonalitetit dimëror.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFlet 31-vjeçari me koronavirus: Kam 36 orë tek Infektivi vetëm një doktor më ka parë, as për analizën nuk më njoftuan
Artikulli tjetër“I vetëizoluar në shtëpi” – Lorik Cana mesazh nga Roma për koronavirusin(Video)