Flet 31-vjeçari me koronavirus: Kam 36 orë tek Infektivi vetëm një doktor më ka parë, as për analizën nuk më njoftuan

31-vjeçari i prekur me koronavirus ka folur per mediet.

Advertisements

” Të premten kontaktova urgjencën, pas rastit të Lushnjes. Shkova në spital privat dhe ata më çuan tek iifektivi.

Kam 36 orë në spitalin infektiv dhe vetëm një doktor ka ardhur për të më parë. Dje doktori nuk më ka dhënë asnjë përgjigje të rezultatin të analizave”, shprehet ai për Ora News.

Advertisements

Një 31 vjeçar i cili ka ardhur nga Milano dhe ndodhet i izoluar tek infektivi në një lidhje telefonike ekskluzive për Ora News shprehet i shqetësuar për situatën.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje se një djalë 31 vjec ng Tirana i cili kishte udhëtuar nga Milano, kishte rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Djaloshi vetë thotë se asnjë nga mjekët nuk i ka komunikuar atij rezultatet vetëm e kanë vendosur në të një;jtin vend me ata që kanë dalë pozitiv nga koronavirusi.

“S’kam asnjë përgjigje. Unë jam top, por më ka kapur paniku. Jam trembur për familjarët e mi nuk po oi bëjnë tamponët. Kam takuar shumë miq dhe shokë, kam frikë për ta“

Ai tregon se kishte udhëtuar në të njëjtin avion me gruan nga Lushja e cila pak ditë më parë ishte paraqitur në Infektiv dhe menjëherë më pas kishte shkuar vetë me këmbët e tij dhe kishte insistuar per te bere tamponin.

vijon

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA e keni ditur? Qumështi i bletëve shëron shumë probleme shëndetësore
Artikulli tjetërShefja e Epidemiologjisë, Tomini: Temperaturat e larta shpresë për uljen e sëmundjeve respiratore