Ornella Muti mbush 65 vjec, si duket sot ylli i kinematografisë italiane!

Ornella Muti feston 65-vjetorin e lindjes dhe homazhet për të kanë vërshuar.

Advertisements

Aktorja njihet në Itali e në mbarë botën për bukurinë e saj të rrallë, dhe mjaft role të rëndësishme që i janë besuar, përmes të cilave dëshmoi se është dicka më shumë “sesa thjesht një fytyrë e bukur“.

Suksesin e njohu që 14 vjec, me filmin “La moglie più bella”. “Më kanë ndodhur shumë gjëra në jetë, por janë gjëra me të cilat janë përballur kushedi sa njerëz të tjerë, nuk jam ndonjë heroinë”, thoshte në 2017-tën.

Advertisements

Aktorja rrëfente se ishte konsideruar gjithmonë një simbol seksual, por kjo sipas saj, kjo e kishte penalizuar.

“Të përshkruhesh për vite të tëra si bo mbë se ksi, kjo ka pasoja. Ajo që më bëri mua është që sot të mendoj se ky lloj intimiteti është gjëja që e dëshiron më pak, dhe të cilës i përkas më pak”, pohonte Ornella me dy martesa të dështuara dhe tre fëmijë prej tyre.

Aktorja ka punuar me figura të tilla të njohura si Vittorio Gassman, Gérard Depardieu, Marcello Mastroianni e Adriano Celentano. Në vitin 1984 interpretoi dhe në krah të Jeremy Irons, Fanny Ardant e Alain Delon në filmin ‘Një dashuri e Swann”.

Ajo ka qenë e martuar me Alessio Orano dhe me Federico Fachinetti.

Nga lidhja me Oranon lindi vajza e madhe, Naike, dhe nga ajo me Fachinettin, erdhën në jetë Andrea dhe Carolina.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMbi 4000 viktima në rang global/ IZOLOHET e gjithë Italia, 97 vik tima brenda një dite
Artikulli tjetërE trishtë! Aktori i njohur ndërron jetë(Foto)