Ministria tha se 28-vjeçari me koronavirus erdhi në Shqipëri nga Firence, Tritan Shehu ngre pyetjen e forte

Ish ministri i Shëndetësisë dhe ish deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë se nuk po bën transparencë.

Advertisements

Duke iu referuar të dhënave që u tha për të prekurit e parë, në një postim në rrjetet sociale Shehu thotë se në Firence deri më tani nuk ka raportuar asnjë rast të prekur, kur ministria raportoi se i riu kishte udhëtuar prej andej e kishte hyrë më pas në Shqipëri me automjetin e tij personal.

“Deklarohet se kontaminimi eshte “importuar” me rastin “zero” te ardhur nga Firenze para mbi dhjete ditesh. Nga mund te dale nje siguri e tille kur Firenze akoma nuk ka deklaruar asnje rast te prekur?

Advertisements

Kjo gje ka rendesi te madhe te sqarohet per arsye tonat epidemiologjie, aq me shume mbas kaq ditesh kthimi ne Tirane.

Se dyti nuk jepet asnje e dhene sesa prej kontakteve te aferta te te dy te prekurve ne ditet e perparshme jane identifikuar e cfare do te behet me ata?

Do te vendosen ne karantina te specializuara keta, ku, apo do te vazhdohet me “strategjine” e rrezikshme per t’u lene te “izoluar” ne banesat e tyre, thelbesore kjo?”

POSTIMI I PLOTE

Akoma dhe sot Rama pa trasparence dhe pa strategji!

Megjithese jemi para nje fakti te paralajmeruar apo me mire te parandodhur, mbledhja e sotme e Qeverise tregoi se vazhdohet ne amulli e vetem fasade.

Behen deklarata “te sigurta” mbi baza te paqarta, qe kane rendesi per te ndjekur rastin e gjendjen reale te vendit, thjesht per t’u shmangur…

Deklarohet se kontaminimi eshte “importuar” me rastin “zero” te ardhur nga Firenze para mbi dhjete ditesh. Nga mund te dale nje siguri e tille kur Firenze akoma nuk ka deklaruar asnje rast te prekur?

Kjo gje ka rendesi te madhe te sqarohet per arsye tonat epidemiologjie, aq me shume mbas kaq ditesh kthimi ne Tirane.

Se dyti nuk jepet asnje e dhene sesa prej kontakteve te aferta te te dy te prekurve ne ditet e perparshme jane identifikuar e cfare do te behet me ata?

Do te vendosen ne karantina te specializuara keta, ku, apo do te vazhdohet me “strategjine” e rrezikshme per t’u lene te “izoluar” ne banesat e tyre, thelbesore kjo?

Fatkeqesisht, shoh se qeveria nuk thote asgje per sistemin tone shendetesor, masat urgjente te domosdoshme te disa permiresime (megjithese jemi shume vone) te domosdoshme ne organizimin e tij, realitetin e furnizimet me baze materiale konsumi, qe mungon edhe per personelin, ceshtje organizative, mobilizimi te resurseve njerrezore etj etj.

Nuk thote asgje per gjendjen e reparteve infektive, strategjine per menyren e vendin ku e si do te trajtohen keta te semure ne nivel vendi.

Nuk thote asgje per gjendjen dhe domosdoshmerine e forcimin e sherbimeve te Reanimacioneve (aq sa mund te behet tani), thelbesore keto per uljen e vde kshmerise etj.

Se fundi Rama e “zgjidhi qesen”, ka dhene rreth 3,5 Milion $, perseri shume shume pak, duke vazhduar te bejme shakara te rrezikshme e humbim kohe, sic po veprohet prej janarit.

Dhe si mbyllje dua te shpreh tere solidaritein tim me te prekurit, familjaret e tyre, duke deklaruar gadishmerine e plote per te kontribuar pa rezerva ne perballimin e kesaj gjendje te jashtezakoneshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHygerta Sako humb njeriun e shtrenjtë, prek me dedikimin e saj
Artikulli tjetërAmarda Toska si kurrë më parë prezanton mamanë dhe motrat(Foto)