Në një spital në Wuhan të Kinës, ku është qendra e shpë rthimit të koronavirusit, mjekët dhe infermieret e veshur me uniforma speciale, kanë kryer një lindje çezariane.
Advertisements
Shpërthimi i sëmundjes, që deri më tani i ka infektuar më se 108,000 njerëz dhe kanë humbur jetën mbi 3,800 të tjerë, ka bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë t’ju kërkojë autoriteteve kineze që ta trajtojnë me kujdes këtë sëmundje në formë pandemie.
Deri më tani, koronavirusi është shpërndarë në shumicën e shteteve, ku ka edhe të vdekur dhe po kërkohen të vendosen në karantinë, ata që kanë rënë në kontakt me të prekurit, shkruan Daily Mail.
Advertisements
Mjekët e veshur në tërësi me uniforma sigurie, maska dhe syze, e kanë kryer procesin e lindjes në spitalin e Xiehe, ku ka lindur një fëmijë.
Nëna e fëmijës, kishte gjithashtu një maskë në fytyrë, të cilën vazhdoi ta mbante edhe kur mjekët ia afruan ngadalë te fytyra fëmijën e porsalindur.
Gjatë 24 orëve të fundit, Kina ka raportuar për 44 raste të reja, një rënie e numrit në krahasim me disa ditë më parë.
Sidoqoftë, në të gjithë botën, gjithnjë e më shumë vende kanë rritje të rasteve me koronavirus. Ora News
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!