Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot në Postribë një nga qytetarët që iu bashkua thirrjes së tij për të marrë pjesë në ma nifestimin e 2 marsit.
Advertisements
Me një shënim në facebook, ndërsa poston një video nga takimi, Presidenti shkruan se Smajl Plangaj, edhe thuajse 90-vjecc, iu përgjigj “thirrjes për Kushtetutën e demokracinë”.“Pa diskutim, qeveria do të ketë fr ikë nga populli, dhe jo populli nga qeveria!”, shkruan Meta.
Postimi i plotë:
Advertisements
Ishte kënaqësi të vizitoja sot në shtëpinë e tij në Postribë, zotin Smajl Plangaj. Edhe pse po shkon drejt të 90 viteve, ai iu përgjigj thirrjes së Presidentit në 2 mars, për BESËLIDHJEN për Kushtetutën dhe Demokracinë.
“E kam për detyrë ta dua Atdheun, – më tha, “dhe nuk do presim derisa ta shkat ërrojnë krejt që të ngrihemi për ta shpëtuar”. Mirënjohje z.Smajl, Postribës, Shkodrës dhe mbarë shqiptarëve, të cilët nisën PRANVERËN KUQEZI më 2 mars për të mos u ndalur deri në rivendosjen e plotë të rendit kushtetues dhe llogaridhënës.
Pa diskutim, qeveria do të ketë frikë nga POPULLI, dhe jo POPULLI nga qeveria! 🇦🇱
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!