Reshjet e shiut nuk kanë pushuar që prej mesnatës dhe sipas parashikimeve do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.
“Temperaturat janë tipike pranverore momentalisht. Reshjet kanë qenë në dendësi mesatare gjatë mbrëmjes së djeshme. Kjo situatë vijon deri mesditën e të dielës, ndërsa ashtu siç parashikuam do të ketë qëndrueshmëri kushtesh atmosferike gjatë javës, nga e hëna dhe më tej”, shprehet Hakil Osmani, meteorolog.
Advertisements
10 ditëshi i parë i marsit kishte luhatje temperaturash të menjëhershme, nga ditë të ngrohta me diell, në dietë të ftohta me shi, dhe kjo sipas mjekëve dobëson organizmin.
“Luhatjet nuk janë të mira për shëndetin. Ulja e temperaturave lë hapësirë për përhapjen e vi ruseve apo gripit sezonal. Prandaj duhet të tregohemi të kujdesshëm kur kalojmë nga një ambient i ngrohtë në të ftohtë, të vishemi trashë, të mos na lagë shiu”, sqaron Pëllumb Pipero, shef i Infektivit.
Advertisements
Ndërsa me rritjen e temperaturave, sipas mjekëve, lu ftohet koronavirusi.
“Ashtu si edhe Sarsi, epi demitë respiratore lu ftohen me rritjen e temperaturave. Kështu që përgjithësisht, ul aktivitetin . le të shpresojmë. Sepse vepron më pak në mjediset e jashtme”, tha Pipero.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!