Sërish pë rleshje mes refugjatëve dhe policisë në kufirin greko-turk

Policia greke ka përdorur gazin lo tsjellës në pë rleshje me emi grantët në kufirin turk, të premten, ndërsa Athina tha se marrëveshja e 2016 mes BE dhe Ankarasë, që kishte si qëllim të kufizonte numrin e emigrantëve në Evropë, ishte tani e vd ekur.

Advertisements

Mijëra njerëz janë mbledhur në kufi që pasi presidenti turke, Recep Tayyip Erdogan tha javën e shkuar se nuk do të ndaloheshin më refugjatët që përpiqeshin të largoheshin nga vendi. Kryeministri grek, Kyriakos Micotaqis, ak uzon Ankaranë se po ndihmon një re belim të njerëzve të dëshpëruar të mbledhur në kufi. Turqia pranoi në 2016, të ndalonte lejimin daljen e emigrantëve në kufijtë e saj drejt BE në këmbim të 6 miliardë eurove, por Ankaraja thotë se pjesë të tjera të marrëveshjes që përfshinin përmirësimin e rregullave për viza dhe tregtinë, nuk u përmbushën asnjëherë. Përleshjet e të premtes u regjistruan ndërsa emigrantët u përpoqën të kapërcenin rrethimin, por sipas gazetarëve të afp, ata e ndalën shpejt sul min me gurë dhe u ulën paqësisht dhe thërrisnin liri dhe hapni portat.

Forcat greke të sigurisë thonë se kanë parandaluar rreth 39 mijë persona të kalojnë kufirin. Ndërsa Turqia pretendon se numri i vërtetë është tre herë më i lartë. Turqia, aktualisht mban rreth 4 milionë refugjatë, dhe zhvillimet e fundit në Siri kanë drejtuar edhe rreth 1 milionë të tjerë drejt kufijve të saj. Të premten, qeveria greke publikoi disa pamje në të cilat dukeshin policët turq që i hidhnin gaz l otsjellës rojave greke në kufi. E kjo, erdhi pas publikimit nga televizioni turk TRT, i pamjeve ku shiheshin azilkërkuesit që rri heshin dhe zhv isheshin nga forcat greke. Ankaraja zyrtarisht ka aku zuar Athinën për dhunë të tepruar kun dër azilkërkuesve, duke vr arë disa dhe duke pla gosur shumë të tjerë. Zyrtarët grekë i kanë hedhur poshtë këto a kuza.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Do t’i vesh me zeza motrat e tua”, zbardhet rrëfimi i gruas së Kujtim Gjuzit
Artikulli tjetërBesojeni ose jo, këto që do shihni janë që të gjitha ëmbëlsira! (FOTO)