Rasti i parë i koronavirusit në Maltë është zbuluar te një vajzë 12-vjeçare italiane që jeton në ishull, tha të shtunën Ministri i Shëndetësisë, Chris Fearne.
Advertisements
Vajza rezultoi pozitive për koronavirusin dhe po merr trajtim në njësinë e sëmundjeve infektive të spitalit shtetëror, thanë autoritetet.
Ajo u kthye në fund të muajit të kaluar nga rajoni verior italian i Trentino, duke kaluar nëpër kryeqytetin Romë, me prindërit dhe motrën e saj dhe shfaqi simptoma të premten.
Advertisements
Gjendja shëndetësore e 12-vjeçares raportohet e mirë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!