Teksa pritet që brenda këtij muaji të zbardhet opinioni final i Komisionit të Venecias mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në raportin paraprak thuhet se Presidenti Ilir Meta ka vepruar sipas germës dhe logjikës kushtetuese.
Advertisements
Sipas këtij Komisioni, veprimet e Presidentit janë në përputhje me interpretimin e arsyeshëm të Kushtetutës dhe se nuk ka bazë për shkarkimin e tij.
Ndërkohë, për sa i përket ligjit të miratuar së fundmi nga mazhoranca për betimin e anëtarëve të rinj edhe nëpërmjet një dokumenti me shkrim pa shkuar tek Presidenti i Republikës, Venecia vlerëson se ky ligj është antikushtetues.
Advertisements
Gjithashtu, Komisioni vlerëson se mënyra e veprimit të KED-së është e dyshimtë.Presidenti Meta u përfshi në debate të forta me mazhorancën dhe veçanërisht kreun e KED-së, Ardian Dvorani për mënyrën e renditjes dhe dërgimin e listave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, duke mos zbatuar rendin e përcaktuar nga Kushtetuta, ku kandidatura e parë i takon Presidentit, e dyta Parlamentit dhe e treta Gjykatës së Lartë.
Ndërkohë, mazhoranca ka miratuar një ligj që i hap rrugë betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese pa patur nevojë të shkojnë tek Presidenti i Republikës, ligj i cili është kthyer mbrapsht nga kreu i shtetit si antikushtetues
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!