Fëmijët të pambrojtur nga koronavirusi, kushtet skandaloze në shkolla

Foto ilustruese
Shkollat dhe universitetet nuk kanë ujë apo sapunë në tualete, duke mos shërbyer kështu as masën minimale të higjienës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit: larjen e shpeshtë të duarve.

Advertisements

Një reportazh i Top-Channel tregoi se nxënësit dhe studentët janë të pambrojtur përballë rrezikut të koronavirusit dhe si masë higjienike kanë vetëm dezinfektuesit dhe letrat e lagura, të cilat i marrin me vete.

Prindërit dhe nxënësit ankohen se në shkolla tualetet janë të papërdorshme, nuk kanë ujë dhe as sapunë për të larë duart. Fëmijët këshillohen të mos i përdorin ato.

Advertisements

Situata paraqitet e njëjtë edhe në universitete, ku studentët tregojnë se, në mungesë të kushteve minimale, në tualete përdorin letrat e lagura.

Ditën e mërkurë, në mbledhjen e Task-Forcës kundër koronavirusit, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kërkoi masa shtesë në shkolla. Ajo i bëri thirrje për bashkërendim Ministrisë së Arsimit dhe bashkive.

Prej kur u pikas rasti i parë në fund të vitit 2019, koronavirusi ka mundur të shpërhapet në më shumë se 80 shtete duke infektuar mbi 95 mijë persona dhe duke shkaktuar mbi 3 mijë vik tima.

Italia fqinje raportoi së fundmi 41 viktima në 24 orë , me bilancin që shkoi në 148 që kur u shënua rasti i parë në fund të shkurtit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Më kryqëzuan për peshën”, Sara Hoxha tregon të pathënat e shtatzënisë
Artikulli tjetërSh err në emison/ Agim Doçi kapet me inxhinerin: E ke mbaruar shkollën natën. Ndërhyn edhe moderatori(Video)