“Çmendurisht në dashuri me Romanin tonë. Erdhi pak më herët nga se e prisnim, megjithatë 2.9 kilogramë lumturi e pastër”, do të shkruante Sara Hoxha në Instagram-in e saj më 11 tetor të 2019-s duke na prezantuar publikisht me pinjollin më të ri të familjes, që njëlloj si në rastin e Londonit nuk hezitoi t’i publikonte fytyrën e ëmbël.
Advertisements
Nga ajo ditë e deri më sot, mami Sara i ka kufizuar paksa publikimet në rrjete sociale duke iu dedikuar tërësisht rritjes së dy djemve të saj.
Por sot trashëgimtarja e pasur e “Top Media” ka pasur pak kohë ditën e sotme për t’ju përgjigjur disa pyetjeve në Instagram, që më së shumti janë për fëmijët e saj. Ndër të tjera ajo ka folur dhe për kilet që ka marrë gjatë shtatëzënisë, nga të cilat ka ende 10 kg për të humbur, por nuk ka fare nxitim tek kjo pjesë.
Advertisements
Siç tregon vetë Sara, në kohën kur lindi London-in, pjesa e ushqimit ka qenë një problem vërtetë i madh për të, kjo falë komenteve të llojit “Paske marr i çikë”që njerëzit shkruanin në rrjetet sociale. Prandaj ajo i këshillon të gjithë ata që e ndjekin që t’i përdorin fjalët me kujdes, sidomos kur nuk i dinë problemet e të tjerëve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!