Blogerja e njohur Lori Hoxha prej kohësh nuk është treguar aktive në rrjete sociale. Postimi i saj i fundit në Instagram daton që me 27 Janar. Mungesa e saj ka shqetësuar fansat, të cilët së fundmi kanë pyetur Sara Hoxhën rreth saj.
Advertisements
Sara ka realizuar një intervistë me ndjekësit në Instastory, duke iu përgjigjur pyetjeve që i kanë drejtuar. Një ndër ta, e ka pyetur rreth motrës, nëse është mirë dhe për ç’arsye është zhdukur nga rrjetet sociale.
“Nuk e kam parë Lorin në Insta. Është mirë?”, ka shkruar dikush. Sara ka treguar se blogerja është mirë dhe thjesht po i kushton kohë vetes. “Ajo është mirë. Thjesht po i kushton kohë vetes, po udhëton botën dhe po distancohet nga teknologjia”, ka shkruar Sara.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!