Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në Shqipëri ende nuk është konfirmuar asnjë rast me koronavirus.
Advertisements
Më një njoftim, Ministria shprehet se janë testuar 8 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit dhe të gjithë kanë rezultuar negative për COVID 19.
Ndërsa në total numri i rasteve të testuara në vendin tonë ka qenë 50.
Advertisements
Personat e testuar për koronavirusin, njofton Ministria, kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shp ërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit te ri.
Ndërsa të gjithë personat që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura me shpë rthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmure apo të dyshuar për COVID19 rekomandohet të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.
Ndërsa qytetaret që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenja të infeksionit viral respirator të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si duhet të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetsore.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!