“Shkelje shumë e rëndë, nuk kam asnjë rrezikshmëri”, Henri Çili flet pas ndalimit

Sipërmarrësi dhe botuesi Henri Çili ka dalë sot në një deklaratë për mediat për të sqaruar të gjithë situatën ku u përfshi disa ditë më parë ku u ndalua dhe më pas u lirua nga gjykata në një operacion të iniciuar nga Prokuroria dhe Policia e Përmetit.

Advertisements

Henri Çili e ka quajtur ndalimin e tij një shkelje shumë të rëndë proceduriale dhe se duhet të ishte hetuar i lirë pasi nuk përbën asnjë rrezikshmëri. Ai ka theksuar se akuzat nuk kanë asnjë lidhje me të si botues, por në lidhje me kompaninë ligjore ku ai disponon 75% të aksioneve.

“Unë personalisht e ata s’kishim pasur asnjë precedentë penalë në jetën tonë, unë s’kisha asnjë rrezikshmëri për t’u larguar apo për të kryer një kr im tjetër, as për të prishur provat. Një mosthirrje normale por ndalimi e më pas arre stimi ishte i pajustifikuar në rrethanat kur një person ndalohet e njihet me akuzën. Gjykata e Përmetit e normalizoi disi situatën por do kishte qenë më mirë hetim në gjendje të lirë se s’kam asnjë lloj rrezikshmërie. Do sqaroj edhe akuzat një për një për një çështje që ndër mijëra cështjet që ka policia e shtetit, kjo shkaktoi kaq bujë”.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjimnazistja përfundoi në spital, drejtoresha: Është shtatzënë! Prindërit mohojnë deklaratën
Artikulli tjetërEdi Rama humb gjyqin me Sali Berishën, a do të japë dorëheqjen siç premtoi?(Foto)