Prishja e objekteve në zonën e Astirit ka nsiur ndërsa është parashikuar që më shumë se 60 prej tyre të shëmben në kuadër të projektit për Unazën e Madhe, ndërsa kjo i përket lotit të dytë të punimeve.
Advertisements
Forca të shumta policie kanë mbërritur që prej orës 06:30 ndërsa banorët kishin dalë në rrugë përpara tyre duke i pritur me protestë e mos lejuar shembjen e banesave dhe bizneseve të tyra pa dalë dikush garant se do të shpërblehen për investimet dhjetra vjeçare që kanë bërë që prej kohës kur janë vendosur aty.
Fax News ka mbërritur që prej orëve të para të mëngjesit në Astir kur ende nuk kishte mbërritur Policia dhe forcat e IKMT-së, ndërsa ka marrë edhe disa prononcime qytetarësh që dëmtohen nga ky projekt.
Advertisements
“S’ka koment me këtë shtet, me çfarë ti mbrojmë, nuk kemi me çfarë ti mbrojmë. Kanë ardhur kanë vendosur gishtin dhe do ti tripishin”, tha një banor.
“Do të bëjmë lu ftë, aty do vd es, si të më prishet shtëpia ku të shkoj. Si të sillen ata do sillemi edhe ne”, pararalajmëroi një banor tjetër.
“Unë jam dy kurora aty, ku të shkoj të ma gjejë. Kanë ardhur pas asnjë dokument dhe asnjë rrugëzgjidhje. Edhe serbi nuk ia ka bërë kosovarit siç po ma bën shteti im këtu. Ne e kemi bërë këtë vend, e kam gjetur moçal kur kam ardhur në fillim, kam 27 vjet këtu. Jam në proces legalizimi, kam të gjitha letrat e tokës, më thotë e ke banesën pa leje, pse s’ma bërë legalizimin si shtet që je. Për biznesin s’po pyes por për shtëpinë do të ngjitem lart. Kam paguar të gjitha faturat dhe taksat tash 25 vjet. Pse më sjell fatura kur s’jam e rregullt, pse më la të ndërtoj? Nuk është në rrugë shtëpia ime të betohem, jam 30 metra larg rrugës, duan të ma prishin si objekt që ta marrin për vete”, tha pronarja e një banese tre katëshe.
“Këta policë këtu nuk po mbrojnë shtetin, këta po mbrojnë pushtetin. Nuk po mbrojnë të drejtat e qytetarëve aspak, por për të mbajtur një rëgjim. Bëmë një marrëveshje me Bashën dhe me sa duket kjo e ka zbehur protestën, e kanë bërë fakt të kryer shembjen e banesave. Shkon kërkon donacione për të prekurit nga tërmeti, shemb banesat tona që i kemi. Ne nuk luf tojmë dot me shtetin, ata duan që ne të për plasemi, mund të duan edhe vik tima duke përligjur punën e policisë. Ne jemi për të treguar se po shkelin ligjin, jemi në të drejtën tonë, për pronën dhe familjen tonë”, tha një banor tjetër.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!