Ministria e Arsimit Besa Shahini në gjimanzin ku ndodhi helmimi në Fier: Hera e dytë nuk tolerohet

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka shkuar sot në gjimnazin e Fierit, Janaq Kilica ku u helmuan 42 nxënës si pasojë e sprajit piper të hedhur për herë të dytë brenda 10 ditësh.

Advertisements

Shahini tha se hera e parë u mendua se ndodhi si pasojë e pakujdesisë, por hera e dytë merr përmasat e një kr imi, dhe nuk tolerohet.

Gjithashtu ministrja tha se në shkollë do të shohen dy oficerë të tjerë për ruajtjen e sigurisë së nxënësve si dhe do të vendosen kamera sigurie në ambientet e saj.

Advertisements

“Duket që ka një irritim të orageve të frymëmarrjes. Duket se ka qenë një paijsje që kanë përdorur. Kjo ka shkuar në përmasat e një krimi. Policia dhe prokuoria kanë marrë të gjitha masat. Do e gjejnë edhe personin që e ka hedhur sprajin edhe kësaj radhe si herën e kaluar. Kemi oficerin e sigurisë në shkollë dhe do i shtojmë edhe dy të tjerë., kamerat, do vendosim edhe të tjera. Do i marrim të gjitha masat që të mos ketë kështu problemesh. Masat ndaj nxënësve do i marrë shkolla dhe nëse ka qenë edhe dikush tjetër i përfshirë do merret edhe drejtori i policisë. Nuk e dimë çfarë është përdorur. Kemi marrë masat që herën e parë. Nxënësi që e ka hedhur e ka pranuar. Janë policia dhe prokuroria të përfshirë. Kanë ardhur 60 në spital që janë larguar, tani 16 që po marrin ndihmën mjekësore”, tha Besa Shahini.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSi u përhap koronavirusi i ri? Shkencëtarët zbulojnë dy llojet e tij, ja ku gjendet më agresivi
Artikulli tjetër“Do të bëj lu ftë, aty do të vd es”, banorët e revoltuar në Astir: Pse më sjell fatura kur s’jam e rregullt, pse më la të ndërtoj?