Ne shok! Helmimi në shkollën ‘Janaq Kilica’, flasin nxënësit: Ishim në orarin e pushimit, na thanë se ishte stërvitje

Nxënësit e shkollës ‘Janaq Kilica’ në Fier janë helmuar për herë të dytë dhe disa prej tyre janë dërguar me urgjencë në spital.

Advertisements

Ambulancat vazhdojnë të vijë ndërsa akoma nuk dihet shkaku i kësaj situate tragjike. Nxënësit dhe as personeli i shkollës nuk dëshirojnë të flasin. Nxënësit vazhdimisht të pyetur nga gazetarët thonë se nuk ka ndodhur asgjë.

Ndërsa një nxënës ka thënë se mësuesit kishin thënë se ishte një alarm fals për të parë se si do të reagonin. Nxënësit ndodheshin në pushim.

Advertisements

“Na thanë se ishte një alarm fals për të parë se si do të reagonim ne ndaj këtij alarmi. Pastaj pamë ambulancën. Dolëm në oborrin e shkollës. Jemi bërë të gjithë bashkë. Ka qenë pushim i gjatë dhe kemi qëndruar në oborrin e shkollës. Na thanë se ishte stërvitje për të parë se si do të reagonim ne në situatë emergjente. Disa prej nesh jemi anëtarë të kryqit të kuq. Mësuesit nuk janë ndjerë keq. Jemi bërë të gjithë bashkë për ta përballuar situatën”, thotë një nxënës tjetër.

Ndërkaq bëhet me dije se janë rreth 30 nxënës në urgjencë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Helm në gjithë ambientet e shkollës, nxënës që dergohen me urgjencë në spital”, kreu i PD në Fier nxjerr videot: Kri m i përsëritur(Video)
Artikulli tjetërHelmimi në shkollë, 30 nxënës u dërguan me urgjencë në spital. Policia gjen fajtorin