Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Tringa Key e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon është vënë përballë zgjedhjeve, ndërsa është pyetur për burrin e preferuar për shtëpi dhe reperin e preferuar me të cilin do të donte të bënte një bashkëpunim.
Advertisements
Moderatorja e emisionin fillimisht e ka vënë përballë dy këngëtarëve, Ermal Fejzullahu dhe Meda, se cili është më shumë burrë për shtëpi. Ende pa u publikuar fotot Tringa ka shprehur dëshirën që të jetë një burrë me bark.
Pasi ka zgjedhur Ermal Fejzullahun, Tringa Key ka treguar dhe lidhjen e ngushtë shpirtërore që ka me Stresin.
Advertisements
Bieta Sulo: Bashkëpunimi yt i suksesit më mirë do të ishte me Stresin apo Noizyn?
Tringa Key: Eee, me Noizyn kam pas edhe koncert por nuk e di pse Stresi më pëlqen shpirtërisht. Stresi më pëlqen shumë si djalë, si çun, më pëlqen shumë mënyra e të menduarit e Stresit, kurse Noizy flet me pak. Në kënga do të ishte e mirë do të ndizej me të dy, nëse do të ishte këngë e keqe, me Noizyn do ishte bërë hit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!