E ftuar sot në emisionin “Historia ime”, në TV Klan ishte një nënë 35-vjeçare, Ermira Gjata e cila ka 3 vajza nga dy martesat e saj të mëparshme, një vajzë nga martesa e parë dhe dy vajza nga martesa e dytë. Martesa e parë ndodhi kur ajo ishte vetëm 17 vjeç dhe marrëdhënia me ish-bashkëshortin e parë ndryshoi kur mori vesh se fëmija që do sillte në jetë ishte vajzë. Ish-burri nuk e donte vajzë dhe pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre, ai nuk kujdesej për të. Kanë kaluar 15 vjet dhe ai ende nuk pranon të takohet me vajzën e tij.
Advertisements
Mirela Milori: Ti ke 3 vajza?
Ermira Gjata: Po!
Advertisements
Mirela Milori: Sa vjeç janë vajzat e tua?Ermira Gjata: E madhja është 15, e dyta është 10 dhe e vogla është 8 vjeç.
Mirela Milori: Në fakt ke tre fëmijë nga dy martesa!
Ermira Gjata: Po!
Mirela Milori: Si ndodhi martesa e parë?
Ermira Gjata: U martova me lajmësi me ish-bashkëshortin e parë, ndenja dy vjet e fejuar, ishte një lidhje normale.
Mirela Milori: Sa vjeç ishe?
Ermira Gjata: 17 vjeç!
Mirela Milori: Si e more këtë vendim?Ermira Gjata: E mora këtë vendim për respekt të prindërve të mi!
Mirela Milori: Mbas dy vjetësh martoheni?
Ermira Gjata: Martesë! Jo tamam martesë, si rrëmbim kur i thonë.
Mirela Milori: Po pse?
Ermira Gjata: As vetë s’e kuptova këtë gjë. Thjesht erdhi më mori, i thashë të kthehesha tek prindërit, por prapë më tha nuk do kthehesh më, thjesht do ju bëjmë një telefonatë prindërve të tu dhe ata do vijnë të të marrin sipas zakonit. Kjo ishte, pastaj qëndrova aty. Mbas 3-4 muajsh ngela shtatzënë me vajzën. Gjatë shtatzënisë nuk kisha ndonjë pr oblem, në 3 muajt e parë, pastaj filluan disa probleme familjare. Ai nuk pranonte se e mori vesh që ishte vajzë, sot e kësaj dite nuk e takon ka 15 vjet dhe filluan deb atet dhe dhunë në familje.
Mirela Milori: Jetonit vetëm apo me prindërit e tij?
Ermira Gjata: Me prindërit e tij!
Mirela Milori: Si ishte marrëdhënia?
Ermira Gjata: Jo e mirë me prindërit e tij. Pastaj erdhi në jetë vajza, as nuk e përgëzonte, as e merrte në krah, thjesht e shtynte.
Mirela Milori: Nuk e donte që ishte vajzë, po si e justifikon?
Ermira Gjata: Asnjë justifikim nuk e jep, thjesht nuk e do. Nuk e pranon si vajzën e vet, thjesht pse ishte vajzë, e donte djalë.
Mirela Milori: Si është marrëdhënia e tyre tani?
Ermira Gjata: Fare, nuk e takon fare vajzën. Vajza e ka takuar kur ka qenë 5 vjeç, thjesht e detyroi zyra përmbarimore që të takojë vajzën, edhe sot e kësaj dite nuk e takon më.
Burimi:tvklan.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!