Oneda Skënderi, studentja e drejtësisë e cila mori vëmendjen e të gjithëve në protestën e djeshme të opozitës, ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.
Advertisements
Ajo sqaroi se nuk është pjesë e asnjë partie politike dhe se pjesëmarrja në protestë ishte në mbështetje të kauzës.
E pyetur nga Bieta sesi u gjend në protestë, duke mbajtur fjalim krah presidentit Meta, Skënderi tregoi se ftesa i ishte bërë nga organizatorët.
Advertisements
“ Mora një ftesë nga organizatorët e protestës për të mbajtur një fjalim. Vendosa që të isha pjesëmarrëse duke qenë se e mbështes shumë kauzën dhe e ndjej shumë atë kauzë. Ndaj rashë dakord dhe isha pjesëmarrëse. Kur vendos të dalësh para shumë njerëzve, siç ishin atje, janë disa risqe që duhen marrë përsipër, kështu që unë i pranova ato”, tha ajo.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!