Kryeministri Edi Rama dhe grupi i punës për rindërtimin janë takuar me banorët e Thumanës, që ishte edhe një nga zonat më të prekura të tërmetit.
Advertisements
Teksa ka shpjeguar projektin për ndërtimin e banesave private dhe pallateve, Rama është përballur edhe me banorë, që kanë humbur shpresat sikurse deklarojnë vetë ata. Kjo zonjë teksa foli i kërkoi kryeministrit që të mos bënte shaka, pasi trembja që kishin marrë nga tërmeti ishte shumë e rëndë.
Në fund të fjalës së saj, ajo i ka kërkuar që të thotë edhe dy fjalë për Presidentin e Republikës, Ilir Meta dhe manifestimin e djeshëm të thirrur prej tij. Në këtë moment kryeministri Rama ka nxituar që t’ia marrë mikrofonin me argumentin se ky emër sillte ters në Thumanë, ndërsa shtoi se tersin duhet t’ia lëmë Presidencës.
Advertisements
Pjesë nga diskutimi:
Banorja: Ju përgëzoj për ardhjen në Thumanë.
Rama: Ishe mosbesuese shumë atë natë.
Banorja: Po sa mirë më mban mend, prandaj ju çova. Unë isha ajo që thash i kam humbur shpresat tek ky shtet dhe qeveri. Por prapë e ktheva pllakën e thash që kanë të drejtë që presin deri sa të stabilizohet toka. Pallati im ka dalë DS3, por burri im banon atje akoma, kurse unë tek vëllai në çadër.
Rama: Po burri pse rri atje?
Banorja: Rri se kam gjërat e shtëpisë atje unë, s’kam ku ti coj.
Rama: Po larg qoftë ndodh ndonjë gjë kështu, apo?
Banorja: Po jo ishalla se jemi ndarë kështu. Po hë se s’ka problem.
Rama: E pe si e tha epo atje bashkë me burrin, burri është me gjonat domethënë.
Banorja: Epo do ta kthejmë qesharake, siç e kthen ti ndonjëherë se duhet ta kthejmë.
Rama: Po do bëjmë dhe cik humor tani.
Banorja: Se ca kemi parë ne atë natë, jemi shokuar. Aman o Edi Rama hiqi përrallat se na ka shkuar aty ku nuk mban më.
***
Banorja: Edhe një gjë tjetër se dëgjova atë Ilir Metën atje, Presidentin.
Rama: Bjere mos na hap muhabete.
Banorja: Të keqen, të keqen.
Rama: Bjere këtu bjere, mos na sill ters në Thumanë. Bjere, bjere, jo, jo. Iku tersi. O zot, nuk rri dot më. Kot se keni çuar në Parlament këtë. Lere tani. Ishim mirë shumë ç’na e përmende. Leja tersin Presidencës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!