Përçahet grupi i Demokratëve në Kuvend, shkarkohet Fatjona Dhimitri nga Komisioni i Medias. Rudina Hajdari firmos largimin

Ndryshime në opozitën e re. Grupi Demokrat i ka bërë kërkesë kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit, për të ndryshuar drejtuesit e komisioneve parlamentare që i takojnë opozitës.

Advertisements

Rudina Hajdari, e cila është edhe kryetarja e grupit, ka firmosur shkresën në të cilën i propozon kryeparlamentarit zëvendësimin e saj me Halit Valterin në krye të Komisionit të Integrimit.Po ashtu ndryshime pëson edhe Komisioni medias. Grupi demokrat shkarkon deputeten Fatjona dhimitri dhe kërkon ta zëvendësojë atë me deputetin Halil Jakimi. Ndërsa Arlind Çaçani propozohet të bëhet nënkryetar i komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, i cili zëvendëson Halil Jakimin.

Këto lëvizje vijnë pak kohë nga tentativa për të shkarkuar zonjën Hajdari si kryetare e Grupit Demokrat.

Advertisements

Burime nga grupi demokrat bëjnë me dije se në mbledhjen që është zhvilluar javën e kaluar, deputetët kanë pasur debate mes njëri tjetrit dhe ndryshimet janë komunikuar nga Halil Jakimi dhe jo znj. Hajdari.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAstrit Patozi: Bulevardi, si këmbanë për zgjimin e Shqipërisë normale
Artikulli tjetërVr au prindërit e tij, shqiptari arr estohet në Suedi