Fieraku donte të bënte për spital komshiun dhe foli me kunatin e Çilit/ ‘Dogji’ noteren Gjoçi për apartamentin 50 mijë €

Refat Stani nga Fieri kërkoi ndihmën e Gazmir Ajdinajt për të rr ahur me pagesë një fqinjin e tij në Fier.

Advertisements

Kunati i botuesit, Henri Çili rezulton se është një nga personat që mbaronte punë për eksponentë të ndryshëm të botës së krimit, në këmbim të një sasie parash. Gjetje tri toli, rra hje me pagesë, l irim të bu rgosurish nga bur gu, falsifikim monedhash janë disa nga aktivitetet e Gazmir Enri Ajdinaj.

Në dosjen hetimore që publikohet sot ekskluzivisht nga “Dosja.al”, zbulohen dy episode. I pari është ai i bisedës me Refat Stanin. Konkretisht në dosje thuhet se: “Ai komunikon dhe me person që ka në posedim numrin celular 068 53****, i identifikuar si Refat Stani, i cili i kërkon që të dhu nojnë një person në Fier kundrejt një pagese prej 5000 euro. Këto shtetas janë takuar më 19.11.2019 por për shkak se kanë dalë të njohur nuk kanë kryer ndonjë veprim. Më pas, shtetasi Enri Ajdinaj ka komunikuar me dy persona të tjerë në Kamëz për t’i dërguar për të rra hur një person në Fier kundrejt 500 eurove. “

Advertisements

Pjese nga dosja ku flitet per rr ahesit me pagese
Më tej, prokuroria zbulon edhe arsyet e arre stimit të noteres Shpresa Gjoçi. Shumëkush ka pyetur dje, pse u desh arr estimi i noteres, e cila ka bërë një procedurë standarte pune me kontratat e dhurimit të pronave nga Adil Aliko tek Henri Çili. Arsyet janë gjetiu… Në Fier, Refat Stani, bashkë me Shpresa Gjoçin kanë kryer falsifikim dokumentesh. Me para të siguruara nga aktiviteti kriminal, Refat Stani ka blerë me para cash një apartament për 50 mijë euro, ndërsa deklarata është bërë sikur paratë janë paguar jashtë zyrës. Në dosje thuhet se:

”Pasi nga gjykata është lejuar vendosja në përgjim dhe të numrit të telefonit 068 53****, i cili përdoret nga Refat Stani, nga përmbajtja e bisedave të përgjuara të numrin rezulton se ky shtetas ka blerë me para Cash një apartament në Tiranë, para të cilat janë produkt i veprimtarive të paligjshme, dhe i ka paguar një shumë prej 5 mijë euro dy personave me qëllim për të dëmtuar rëndë një fqinj të tij, në fshatin Mbyet Fier, persona të cilët janë nën hetim nga prokuroria e Fierit. Refat Stani, dyshohet se ka kryer edhe veprën penale të “Falsifikim i dokumenteve” në bashkëpunim, pasi bashkë me noteren Shpresa Gjoci edhe pse apartamenti në Tiranë është blerë me para në dorë, kundrejt vlerës prej 50 000 euro, është përpiluar një deklaratë noteriale nga ku rezulton se sikur kjo shumë është paguar jashtë zyrës noteriale në vitin 2014.”

Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e të enjtes. Bashkë me të u arr estuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 25 persona të tjerë. Të arre stuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar ban dën e Lazaratit, por edhe përfshirje në tra fikun e dro gës, falsifikimin e monedhave. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre. Sot është mësuar se e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi komunikonte me një nga të ndaluarit. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKamarieri shqiptar bën “her oin” në Itali, kush është i riu që po ndihmon të prekurit me koronavirus
Artikulli tjetërRama bën premtimin e madh për pagën minimale. Ç’do ndodhë këtë pranverë? Nga 1 Janari …