Dosja.al zbardh sot të plotë dosjen hetimore të operacionit “Mezhgorani” ku u arrestua botuesi Henri Çili, dhe 28 persona të tjerë, përfshirë këtu kunatin, Gazmir Ajdinaj dhe biznesmenin Sait Fishta.
Advertisements
Në fashikullin 1.13 të materialit të prokurorisë, përmendet edhe bashkëshortja e Henri Çilit, Pranvera, e motra e Gazmirit, e cila bisedon me të vëllain në fillim të muajit dhjetor 2019, dhe pasi ky i fundit e vë në dijeni se i shoqi do të marrë 750 mijë euro për të liruar nga burgu Arbion dhe Aliko, thotë se këto janë shumë para.
Pjesë nga dosja hetimore:
Advertisements
“1.13. Nga përmbajtja e komunikimeve të shtetasit Gazmir Ajdinaj me shtetasin e identifikuar si Adil Aliko, i cili ka në përdorim numrin e telefonit celular 069 25****7, babai i shtetasit Arbion Aliko, i dënu ar me bu rgim të përjetshëm dhe Alban Aliko, i dën uar me 18 vi te burg, rezulton se është lenë për t’u takuar më datë 07.12.2019. Pas kësaj bisede, Adil Aliko komunikon me shtetasin Seit Fishta, bashkëpunëtor i tij, të cilit i thotë se i kanë kërkuar shumë lekë, afërsisht 1 000 000 euro për t’a ndihmuar për të dy djemtë, por ai i ka dhënë vetëm 250 000 euro.
Ky fakt, rezulton edhe nga bisedat e zhvilluara mes Gazmir Ajdinajt dhe së motrës së tij, të cilës i pohon se janë takuar Enri Çili dhe Adil Aliko me ndërmjetësimin e tij, takim i cili është filmuar, ranë dakord për shumën e 750 mijë eurove, ku një pjesë do jepet cash dhe pjesa tjetër pasuri e paluajtshme në Shëngjin. Në vijim të bisedës, bashkëshortja e Enri Çilit i thotë se janë shumë lekë, ndërsa Gazmir Ajdinaj, i përgjigjet se nuk janë shumë lekë pasi ai do të bëjë lobim, shkrim ndërhyrje në organet e drejtësisë dhe ai është dënuar për vepër të rëndë penale.
Pjesa nga Dosja e Cilit
Në ditët në vijim, më datë 10.01.2020, Enri Çili jep prokurë të Posaçme, punonjësit të tij, Betim Shkupi për të vepruar në emër dhe për llogari të tij për marrjen e dy pronave si dhurim nga shoqëria “Fishta” sh.p.k, të ndodhura në Velipojë. Pas kryerjes së veprimit të dhurimit, Enri Çili komunikon me Gazmir Ajdinaj dhe i thotë se ka qenë një sukses duke i premtuar dhe një shpërblim. Më datë 03.02.2020 shtetasi Enri Çili komunikon me drejtoreshën e Kadastrës Shkodër dhe i kërkon të përshpejtojë regjistrimin e pasurive, ndërsa kjo shtetase i premton se do t’a bëjë dhe i kërkon dërgimin e dokumenteve.”
Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e të enjtes. Bashkë me të u arre stuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 25 persona të tjerë. Të arre stuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit, por edhe përfshirje në traf ikun e dro gës, falsifikimin e monedhave. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre. Sot është mësuar se e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi komunikonte me një nga të ndaluarit. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dje.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!