Fshf ka zgjedhur ti përgjigjet Erjon Braçes me një poezi të Xhevahir Spahiut.
Advertisements
Për nga mënyra se si po behet replika, ngjan shumë me debatin në distancë mes presidencës dhe qeverisë, ku shpesh here, replikat, vijnë nga zëdhënësi i presidencës në postime personale dhe jo nëpërmjet deklaratave zyrtare.
I tillë është edhe ky rast, ku përgjegjësi i zyrës për shtyp në federatë, Alban Tartari, ka publikuar pak minuta më parë poezinë e shkrimtarit të njohur, Xhevahir Spahiu. Poezia e tij me titullin “Humbje”, duket që është përzgjedhur me kujdes…
Advertisements
Postimi:
Kisha menduar të shkruaja një këngë triumfi për ty…
Po ti e paske humbur, miku im.
Si ai që god itet papritur me gr usht
dhe sytë i erren,
si ai që bie në lumë befasisht
dhe fryma i merret.
Ku shkoi vështrimi i kthjellët,
ç`korba e hanë
dhe ç`heshtë e helmatisur t`u ngul
në ballin e ëndrrës pa anë?
Cila fjalë,
cila kohë,
cili zot,
të bëri të flasësh me vete?
Humbamenoja im, i pagojë si sendet.
T`u fashit siç fashitet një zjarr
ha kërrimi
e ti-luan i pa jetë në xhungël;
era përgjon
sa të kthehesh në flugër.
A thua je i tëri i humbur?
Shikomë në sy!
Kisha menduar të shkruaja dikur
një këngë triumfi për ty…
Xhevahir Spahiu
TARTANIiklo
PANORAMASPORT.Al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!