“Unë shihesha si një mu rtajë për të gjithë vendin, por tashmë jam shëruar”. Kështu shprehet Morena Colombi, 59 vjeç, nga Trucazzano, në zonën e Milanos e cila është diagnostikuar me pneumoni nga koronavirusi.
Advertisements
Gruaja vendosi të tregonte fytyrën dhe të jepte intervista, duke shkuar edhe në TV me Barbara D’Urso.
“Unë mendoj se të gjithë e ekzagjerojnë shumë historinë e koronavirusit. Njerëzve duhet t’u thuhet që edhe nëse jeni me koronavirus do të mbijetoni dhe do të shëroheni”, shpjegon ajo
Advertisements
Gruaja filloi të ndihej keq ditën e Shën Valentinit, shkoi te mjeku dhe sipas tij, ajo u diagnostifikua me grip normal shkruan TGCOM24.
Ajo piu Tachipirina(një lloj paracetamoli) dhe filloi të kujdesej për veten duke pushuar, por Morena kuptoi në ditët në vijim që diçka nuk shkonte.
“Së pari unë nuk kisha ethe. Së dyti, ftohtja nuk më largohej. Së treti, kisha një kollë shumë të thatë. Në një moment, më pu shtoi fr ika po sikur të kem virus?
Dhe kështu ajo vendosi të telefononte 112.
“Unë tentova disa herë ti shpjegoja situatën time por ata vazhdonin të më thonin se do të më telefonin, por ajo telefonatë nuk erdhi kurrë.
Por unë vazhdoja të ndihesha keq dhe u riktheva në spitalin Sacco në Milano, ku unë kisha trajtuar më parë për pneumoni bronkiale. Dhe nga aty më dërguan në dhomën e urgjences.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!