Hoqi taksën ndaj Serbisë/ Gazeta gjermane shkrim për Kurtin: Po bën një gabim serioz me SHBA!(E plote)

Gazeta prestigjioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), ka shkruar sëfundmi për vendimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori në lidhje me taksën ndaj Serbisë.

Advertisements

Në këtë shkrim për Kurtin nga gazetari i njohur gjerman Michel Martens, ai së pari ka treguar për përshtypjet që i ka lënë Kurti si kryeministër, duke shtuar se ai po shkon drejt një konflikti të hapur” me presidentin amerikan Donald Trump, për faktin që nuk ka marrë aspak parasysh sugjerimet e SHBA-së për heqjen pa kushte të tarifës nga shtetit serb.

Gazetari e quan kundërshtimin e Kurtit si të papresedencë përkundrejt Amerikës dhe mendon se Kosova është sot e pavarur falë mbështetjes së SHBA-së.

Advertisements

“Kjo nuk është parë asnjëherë më parë, sepse të gjithë kosovarët e dinë që Kosova u çlirua nga sundimi i Beogradit në vitin 1999 pas bom bardimeve të NATO-s dhe që shpallja e pavarësisë në vitin 2008 ka ndodhur kryesisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.”- ka shkruar Martens në artikullin për Kurtin.

Sipas tij plani i Kurtit për pezullim të përkohshëm e me kushte të taksës ndaj importeve nga Serbia dhe nga Bosnja e Herecegovina është totalisht një shpërfillje e hapur e kërkesës amerikane për heqje të menjëhershme të taksës, pa kushte shtesë.

Gazetari përfundon shkrimin e tij për Kurtin, duke thënë se asnjë qeveri e mëparshme e Kosovës nuk ka mundur të kundërshtojë vendimet apo sugjerimet e SHBA.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë përkohësisht taksën100% të vendosur për mallrat e që importohen nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina. Në një deklaratë për mediat, Kurti u shpreh se ky vendim është marrë për të parë reagimin e Serbisë kundrejt njohjes së Kosovës si shtet dhe do të vihet në zbatim duke filluar nga data 15 mars. Sipas Kurtit, kjo gjë do të zgjasë për një periudhë 90 ditore, deri më 15 qershor dhe nëse Serbia nuk ka reflektuar për marrëveshje me Kosovën, taksa do të rivendoset.https://www.faz.net/aktuell/politik/ausland/kosovo-legt-sich-erstmals-mit-washington-an-16656265.html

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU arr estua dje me shumë buje nga policia, ja çfarë tha në polici Henri Çili
Artikulli tjetërRrëfimi prekës i gruas së prekur nga koronavirusi: Më shihnin si murtajë!