Mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare,nuk e ka pritur aspak mirë zëvendësimin nga trajneri i Malagës Serxho Garsia në minutën e 60-ë të takimit Las Palmas-Malaga, e cila përfundoi në barazim 1-1.
Advertisements
Pasi u largua ngfa fusha, futbollisti i Shqipërisë goditi stolin e pankinës së Malagës dhe më pas shishen me ujë i zhgënjyer me zëvendësimin.
Nuk dihet nëse klubi apo trajneri Garsia do të marrin ndonjë masë disiplinore ndaj Bares.
Advertisements
Kujtojmë që Bare mungonte prej 1 muaji për shkak dëmtimi. Pikërisht kjo e ka shtyrë 22-vjeçarin të kërkojë sa më shumë minuta në fushë. Në dy takimet e fundit, Bare ka luajtur në total 72 minuta dhe vendimi i trajnerit të tij e ka acaruar pa masë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!