Ditën e djeshme moderatorja Dojna Mema postoi në Instagram veprën ‘L’origine du monde’ të Gustave Courbet të shkrepur gjatë udhëtimit të saj në Francë.
Advertisements
Fotoja e publikuar mori reagime të shumta dhe u bë menjëherë temë debati në sektorin e komenteve.
Komentet dhe kritikat ndaj moderatores ishin të pafundme e duhet thënë se shumica prej tyre janë të shkruara nga gjinia femërore. Ky detaj është vënë re edhe nga ana e Dojnës e cila ka publikuar në profilin e saj, një pjesë të komenteve të cilat i ka vendosur në kornizë- ashtu siç ishte dhe vepra ‘L’origine du monde’, duke shkruar: “Gëzuar 8 marsin” !
Advertisements
Veç komenteve të mbushura me injorancë të tejskajshme për një vepër arti që ndodhet në një nga muzetë më të famshëm në botë, ka edhe nga ata që i përmendin të atin e ndjerë.
Mënyra se si Dojna vendosi ti kthejë përgjigje komenteve të bëra nga gjinia femërore, është shumë ironike për atë që arrin të kuptojë.
Postimi i plotë i Dojnës:
“Trishtë se si gruaja që u v.ra mbrëmë në Durrës, si ajo tjetra që u m.asakrua, copëtua. E t.rishtë se si gratë akoma nuk e kuptojnë që sjellin jetë dhe janë mrekullia vetë. E trishtë se burrat tanë tr.onditen nga një vepër arti që simbolikisht “i ka sjellë në jetë” por nuk neveritet kur një vajzë dh.unohet në rrugë(eksperiment i bërë në program). Boll më shatë nga mami, babi (ndjesë pastë) apo “vi.rgjëria”, sepse asnjë nga këto nuk m.byt fatkeqësinë e një shoqërie që ngre në piedestal p.rapanicat e veshura pa shije dhe gropos mendimin. E trishtë si gruaja që u v.ra mbrëmë në Durrës, si ajo tjetra që u m.asakrua, u v.ra, u copëtua. Pastaj flasim për moral!
Dhe ti 12-vjeçarja që po më lexon. Të lutem mbylli sytë dhe përsërit me veten:
Një ditë kjo dh.unë, ky mentalitet do të marrë fund edhe prej meje. Sepse je qënia më e bukur e kësaj bote. Mbaj qëndrimin tënd, thuaj të vërtetat e tua edhe qëndro gjithmonë me kokën lart. Sepse je grua dhe je dhurata më e bukur e kësaj bote! Sepse je vetë jeta!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!