Shiu do të mbizotërojë në vend edhe gjatë ditës së sotme sipas shërbimit meteorologjik.
Advertisements
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në veriperëndim e perëndim parashikohen në orët e mëngjesit. Më tej do të përfshijnë të gjithë vendin, lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në të gjitha zonat malore e deri në lartësitë kodrinore do të ketë reshje dëbore, këto hera herës të dendura në veri e verilindje. Reshjet do të ndërpriten në orët e pasdites.
Advertisements
“Përmirësimi i shkurtër i motit gjatë mbrëmjes do të pasohet nga një përkeqsim gradual në mëngjesin e ditës së premte. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në veriperëndim e perëndim parashikohen në orët e mëngjesit. Më tej do të përfshijnë të gjithë vendin, lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në të gjitha zonat malore e deri në lartësitë kodrinore do të ketë reshje dëbore, këto hera herës të dendura në veri e verilindje. Reshjet do të ndërpriten në orët e pasdites.
Era do të mbizotërojë nga veriperëndimi, hera herës e fortë përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore të vendit, duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 dhe 5 ballë.
Temperaturat parashikohen në: zonat malore -2ºC deri në 5ºC; zonat e ulëta 1ºC deri në 12ºC; zonat bregdetare 2ºC deri në 13ºC. Ju urojmë një ditë të mbarë”, thote sherbimi meteorologjik.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!