Pas 14 orësh seancë për ‘të arrestuarit e llotove’, Gjykata lë në b urg ‘bosin’ e Ecco Bet dhe vëllain e kryetares së KPA(E PLOTË)

Gjykata e Tiranës ka mbyllur pas 14 orësh sencën maratonë për të arrestuarit në megaoperacionin kundër bixhozit, që u zhvillua pak ditë më parë në gjithë vendin, ku u arr estuan 115 persona.

Advertisements

Seanca ka nisur mëngjesin e sotëm, në orën 09.00 dhe ka përfunduar gjysmë ore më parë, në orën 23.00. Gjyqtari Arian Kalia ka lënë në b urg pjesën më të madhe të të arr estuarve, ndërsa një pjesë e tyre janë lënë në masat ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ar rest shtëpie’.

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dhe Gramoz Muratajn, i cilësuar si ‘bosi’ i kompanisë së basteve Ecco Bet. Murataj nuk është një emër i panjohur për policinë pasi disa vite më parë ai është arr estuar dhe për të është vendosur ekstradimi në Itali sepse duhet të vuante një dë nim prej 4,5 vitesh bu rg atje.

Advertisements

Por pas dhënies së vendimit për ekstradim ai është arratisur nga shtëpia ku qëndronte dhe një vit më vonë Gjykata e Lartë ka zhbërë dy vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe asaj të Apelit duke e lënë të lirë.

Gjithashtu, në bu rg pa afat është lënë dhe Ervis Mulaj, vëllai i shefes së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Natasha Mulaj.newsbomb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLetra e mjekut italian bën namin në rrjet: I dashur fëmijë, pse s’duhet t’i frikësohesh koronavirusit
Artikulli tjetërMoti sot me diell, por ja si do luhaten temperaturat(PARASHIKIMI)