Tentoi 3 hyrë te hynte ilegalisht në Gjermani, këmbëngulja i kushton shtrenjtë shqiptarit

Kembengulja per te hyre ilegalisht ne Gjermani i ka kushtuar prangat nje shqiptari 34-vjecar. Ai eshte arr estuar nga oficerët e policisë federale, pasi kishte provuar brenda 24 oresh te hynte dy herë të tjera ilegalisht në Gjermani.

Advertisements

Oficerët e policisë federale po kontrollonin një taksi me regjistrim austriak në pikën kufitare në Schwarzbach në A8, shkruan dpa.de. Kur ata kontrolluan detajet personale të pasagjerit 34-vjeçar, i cili kishte pasaportë të vlefshme shqiptare, u aktivizua alarmi në kompjuterin e policisë.

Personi i kontrolluar e kishte të ndaluar deri në janar të vitit 2024 hyrjen dhe qëndrimin në Gjermani për shkak të falsifikimit të dokumenteve, punës pa leje, si dhe hyrjes dhe qëndrimit të paautorizuar.

Advertisements

Ajo që zyrtarët zbuluan veç kësaj, ishte edhe më interesante: shqiptari kishte bërë tashmë dy përpjekje më 17 shkurt për të hyrë në Gjermani në mënyrë ilegale, transmeton albinfo.ch. Ai kishte provuar të futej me autobus në pikën e kontrollit kufitar në Schwarzbach të hënën në mëngjes. Por, pas kontrollimit nga policët, qe kthyer mbrapsht në Austri.

Disa orë më vonë ai ka provuar fatin e tij me tren. Por, Policia Federale e ka arrestuar atë përsëri dhe sërish nuk e ka lejuar të hynte në Gjermani, përcjell albinfo.ch. Pas përpjekjes së tretë, policia e ka sjellë 34-vjeçarin para gjykatësit hetues i cili ka urdhëruar mbajtjen e tij në burgun e hetimeve, prej nga më pas e kanë dërguar në një institucion korrektues.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak17 vjecarja shqiptare bëhet vajza më e re në botë që ngjit Everestin
Artikulli tjetërAksident në Rinas- Fushë Krujë, makinat përfundojnë në kanal