Iu sekuestrua 10 milionë euro pasuri ne 2015/ Kush është “Titi i Ukës” në shënjestër nga OFL-ja?

Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi sot formularët e vetëdeklarimit të pasurisë dy shtetasve Edmond Sufja dhe Astrit Limani me banim në Lezhë, në kuadër të operacionit anti-KÇK që nisi gati tre javë më parë.

Advertisements

Ata janë dë nuar për tra fikim të lëndëve na rkotike.

Kush është Astrit Limani(Nimani):

Advertisements

Astrit Limani njihet në Lezhë edhe si “Titi i Ukës”. Në 15 nëntor 2013, Limani u arre stua në Serbi dhe më datë 20 dhjetor 2013 u ekstradua drejt Italisë, ku ishte dënuar për tra fik d roge në kuadër të një organizate kriminale. Limani u lirua në Itali, ndërsa çështja kaloi në Apel në shtetin fqinj. Gjykatat e Apelit në Itali konfirmoi dën imin për Astrit Limanin dhe në maj të 2019-tës u arrestua në Shqipëri me qëllim ekstradimin drejt Italisë për të kryer dën imin.

Në vitin 2015 Limanit iu sekuestrua një pasuri me vlerë 10 milionë euro me vendim të Gjykatës së Lezhës. Siç thuhej atëherë në deklaratat zyrtare të policisë e Prokurorisë, në total tre pallate me 230 apartamente banimi dhe një hotel. Në vitin 2013, Astrit Ukë Limani ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Lezhës, nën siglën e Partisë Ora e Shqipërisë.

Policia e Lezhës tha atëherë se sekuestrimi ishte në kuadër të Procedimit Penal nr. 615, në ngarkim të shtetasit Astrit Limani (Nimani), banues në Lezhë.

“Hetimet janë ndjekur me metoda proaktive për një periudhë njëmujore, nga Sektori për Krimin Ekonomik-Financiar të Drejtorisë së Policisë Qarkut të Lezhës në bashkëpunim me Prokurorinë.

Kështu u bë ekze kutimi i vendimit penal të Gjykatës së Lezhës për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të shtetasit Astrit (Nimani) Limani, me sipërfaqe totale 25 mijë metra katrorë, të cilat kapin një vlerë sipas çmimeve të tregut, rreth 10 milionë euro.

Në këto pasuri përfshihet një godinë 5-katëshe, Hotel-Bar-Restorant, me sipërfaqe totale 7940 m² në qytetin e Shëngjinit dhe një godinë 13-katëshe, në qytetin e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 5000 m², ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi.

U bllokua edhe një godinë 13-katëshe, në qytetin e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 6500 m², ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi, si dhe një godinë 10-katëshe, në qytetin e Shëngjinit me sipërfaqe totale 9500 m², ku përfshihen: 90 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi. Pra, në total janë 230 apartamente banimi.

Sipas të dhënave në QKR, Limani është administrator dhe ortak me 40% i kompleksit turistik “M****”, në Shëngjin, dhe i regjistruar në qershor të vitit 2013″, njoftonte policia atëherë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZgjoheni me sy të fryrë në mëngjes? Hiqini menjëherë nga menuja juaj këto ushqime
Artikulli tjetër“Zgjedhje të parakohshme?” flet raportuesja e PE: Ja thirrja ime për klasën politike shqiptare