Motra e moderatores së njohur shqiptare, Sonila Meço, Rezarta Reimann po kandidon për t’u bërë anëtare e Këshillit Bashkiak në Nurnberg të Gjermanisë.
Advertisements
Ajo është shqiptarja e parë në Gjermani që ka mbajtur postin e këshilltares bashkiake, ndërsa tani kandidon sërish me SPD-në.
“Në Shqipëri e kemi harruar atmosferën e zgjedhjeve normale, ku njerëzit ndihen të rëndësishëm, sepse vota e tyre vlen, sepse pritshmëritë e tyre adresohen, sepse takimet elektorale janë forume idesh, përballje alternativash.
Advertisements
Motra ime, Rezi, tashmë ka konsoliduar angazhimin e saj politik, si këshilltare bashkiake. Në mars Bavaria shkon në zgjedhje lokale, kandidatët për këshilltarë bashkiakë kanë publikuar posterin me emrat e tyre, me lista të hapura, me cv të plotë.
Doktoraturat, përvoja në administrim, formimi akademik dhe kulturor dominojnë përfaqësimin.
Si për të kujtuar se si duhet të ngjajë një fushatë dhe për kënaqësi shpirti… “- shkruan Sonila krahas fotos.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!