Kush është Gramoz Murataj që u arr estua sot/ Pronari i “Ecobet” dhe lidhja e tij me Geron Xhafajn, vëllain e Fatmir Xhafës

Policia e Tiranës ka arr estuar bizesmenin, Gramoz Murataj gjatë aksionit për god itjen e lojërave të fatit dhe basteve online.

Advertisements

Murataj ra në prangat e Policisë pasi dyshohet se ushtronte në kryeqytet aktivitetin e lojrave të fatit.

Kush është Gramoz Murataj?

Advertisements

Gramoz Murataj është i dë nuar në Itali për dr ogë, ndërsa sot ka tre kompani me licencë në vendin fqinj për lojërat e fatit. Murataj është cilësuar si një person shumë i afërt me ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe si mik i ngushtë i vëllait të tij ,Geron Xhafaj. Ai është përmendur edhe në përgjimet e dosjes “Babale”.

Ai është akuzuar nga Partia Demoratike se mes Alfred Alizotit dhe Drejtorit të Policisë-Fier, Albert Nushi, përveç emrit të koduar “Shefi madh”, që është Fatmir Xhafaj, del edhe emri Gramoz Muratajt. Sipas tyre, në biseda Alizoti, i deklaroi drejtorit Nushi, se me urdhër të “shefit të madh (Fatmir Xhafajt), zgjidhjen e çështjes (Geronit), e kishte marrë në dorë Gramozi dhe do ta mbyllnin pa kthim mbrapa.

Sa i përket dë nimit në Itali, Murataj bashkë me vëllain e tij, Besnik Murataj dhe Geron Xhafën janë dën uar për “Trafikim lëndësh na rkotike”, nga Gjykata e Leçes, vendim ky i marrë në vitin 2004. Ai akuzohet se në Itali kryente tra fik dr oge në bashkëpunim me Geron Xhafën. Gramoz Murataj i shpëtoi bur gosjes në Itali dhe pasi u rikthye në atdhe hapi disa biznese, një ndër to edhe kompaninë e pikës së basteve, “Ecobet”. Madje, u përfshi edhe në skandalin e trukimit të ndeshjeve, zbuluar nga “EUFA”, duke qarkulluar miliona, me llogari me emra fals, nëpërmjet bankës.

Aksion kundër lojërave të fatit dhe basteve të paligjshme. OFL-ja, Forcat RENEA, FNSH, Shqiponja dhe Forcat e Rendit kanë zbarkuar në Tiranë, Durrës, Elbasan, Laç, Korçë, Fier, Berat dhe Shkodër ku po kryhen kontrolle masive. Arrestohen mbi 110 persona persona dhe janë shoqëruar në Polici rreth 200 të tjerë. Dy nga të arrestuarit janë, Gramoz Murataj dhe Ervis Mulaj. Policia ka sekuestruar aparate, kompjutera dhe makineri të cilat shërbejnë për të vënë baste apo për të luajtur bixhoz.Dosja

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë në Korçë! Gruaja hidhet nga kati i katërt i pallatit
Artikulli tjetërShkatërrohet nga stuhia supervila e George dhe Amal Clooney (Foto)