Vr asja që tro nditi ish-Bllokun dy vite më parë, mbyllen hetimet për Ervis Martinajn

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e ngjarjes së ndodhur më 4 tetor 2018, në zonën e ish-Bllokut.

Advertisements

Në lokalin “Monopol” mbeti i vr arë Fabiol Gaxha dhe u pl agosur rëndë Elion Hato dhe biznesmeni Ervis Martinaj. Pas mbledhjes së provave dhe dëshmive të shumta të marra rreth kësaj ngjarjeje që tron diti kryeqytetin dy vite më parë, Prokuroria e Tiranës ka vendosur të çojë këtë dosje për shqyrtim gjyqësor.

Për këtë ngjarje, nën akuzë është vënë komandoja i Forcave Ushtarake, Marviol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, njëherësh dhe truproja i të fejuarit të saj, Ervin Mata. Ndaj Bilos është ngritur akuza e “V rasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” në dëm të Fabiol Gaxha, “Vr asjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” mbetur në tentativë, ndaj biznesmenit Ervis Martinajt dhe mikut të tij Elion Hato. Ky i fundit mori një pl umb në trup, ndërsa Martinaj u pl agos në pjesën e qafës. Një tjetër akuzë që është ngritur ndaj Bilos, është ajo e “Mbajtjes pa lejë të ar mëve lu ftarake”.

Advertisements

TË PANDEHUR NË DOSJE

Mes personave që janë marrë të pandehur, rezulton të jetë edhe vetë Ervis Martinaj, i cili fillimisht në këtë dosje është hetuar dhe mbajtur për 7 muaj në burg me akuzën e “Vr asjes me paramendim”, mbetur në tentativë.

Por, Prokuroria e Tiranës, në konkluzionin përfundimtar të dërgimit të dosjes në Gjykatë, ka ngritur ndaj Martinajn akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve për vrasje”, pasi Martinaj iu ka dërguar sms miqve të tij për t’u afruar në zonën e ish-Bllokut, “Fshehje të ardhurash”, “Falsifikimit të pasaportave dhe kartave të identitetit”, pasi Martinajt pas ngjarjes iu sekuestrua një pasaportë kosovare me emrin Admir Koca dhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit” në kundërshtim me ligjin.

Këto akuza ndaj Martinajt janë shtuar nga grupi i hetimit në datën 25 tetor 2019, pasi nuk kanë arritur të sigurojnë prova për ta akuzuar për “Vr asje me paramendim”, mbetur në tentativë. Në këtë çështje mësohet se i pandehur është marrë edhe Ervin Mata, i fejuari i këngëtares Elvana Gjata, ku besohet se Prokuroria ka ngritur akuzën e “Moskallëzimit të kri mit” dhe “Përkrahje të autorit të kr imit”, pasi dyshohet se është personi që ka ndihmuar komandon Marviol Bilon të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke mos u arr estuar as sot e kësaj ditë nga Policia e Tiranës.

PAMJET FILMIKE

Në analizimin e pamjeve filmike, në dosjen e Prokurorisë thuhet se Martinaj nuk ka qenë i armatosur ditën e ngjarjes dhe s’ka kryer veprime agr esive që kanë elementët për të vr arë dikë, ndaj dhe akuza e vr asjes me paramendim, për të cilën fillimisht Martinaj ka qenë nën hetim, nuk është provuar. Më herët, avokati i Ervis Martinajt, Mirash Martini, ka thënë se klienti i tij nuk është përfshirë në konflikt dhe masa e dhënë ndaj tij nuk është e drejtë.

“Nuk ka të dhëna se Martinaj ishte i përfshirë në konflikte. She rri ka qenë mes dy personave, Fabjan Gaxhës, i cili është konfliktuar në mënyrë verbale me komandon që nuk njihej nga Martinaj. Martinaj nuk ka pasur lidhje me këtë ngjarje. Ervis Martinaj ka pasur marrë dhënie korrekte me Ervin Matën, janë takuar në lokal. Në sh err nuk ishte i përfshirë klienti im. Ka qenë i pranishëm, por s’ka qenë pjesë e sherrit. Në she rr janë përfshirë Gaxhaj dhe ai që është identifikuar si komando”, ka thënë avokati.

Martinaj, i dën uar më parë për lojërat e fatit

Në sistemin elektronik të Gjykatës së Tiranës, rezulton se Ervis Martinaj është dë nuar në vitin 2013 me 3 muaj burgim për akuzën e “Organizimit pa lejë të veprimtarisë së lojërave të fatit”, pasi kishte hapur në Tiranë një pikë lotoje pa leje. Por kjo akuzë në fund të vitit është falur për shkak të ligjit të amnistisë të kryer nga Parlamenti. Martinaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është dyshuar pak vite më parë si një ndër personat në vr asjen Enton Nikajt në zonën e Linzës në Dajt, ngjarje për të cilën ai u akuzua në fund nga Prokuroria për “Moskallëzim kr imi” dhe mori pafajësi në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë ne Itali/ Studenti shqiptar ndërron jetë, ja çfarë i tha mjekëve në çastet e fundit
Artikulli tjetërE rëndë në Korçë! Gruaja hidhet nga kati i katërt i pallatit