Studenti Emiljando Kita, i cili i ndërpreu fjalën kryeministrit Edi Rama dje gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të mjekësisë është nxjerrë me forcë nga salla.
Advertisements
Ai shprehet se menjëherë pas replikave me Ramës, është shoqëruar në polici, duke shtuar se është nxjerrë me dh unë. Studenti thotë se Lëvizja e Universitetit do të organizojë protestë, pasi sipas tyre nuk është respektuar asnjë pikë e paktit për Universitetin.
“Pas replikave me kryeministrin, më shoqëruan në polici. Kishte disa studentë, folën pas rëdhës. Policia më nxorri me dhu në pasi iu drejtova kryeminstrit. Problemi kryesor është shkatërrimi i demokracisë. Nuk është respektuar asnjë pikë e paktit për Universitetin. Lëvizja e Universitetit do të organizojë protestë”, u shpreh studenti Emilajndo Kita për mediet.
Advertisements
Incidenti ndodhi në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Mjekësisë. Teksa kreu i qeverisë po fliste lidhur me kushtet e reja ku po punojnë ‘bluzat e bardha”, një nga të pranishmit në sallë ka ngritur zërin duke i thënë Ramës së në Shqipëri diplomohen vetëm të pasurit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!