“U tradhëtuan nga qeveria”/ Basha viziton nga afër grevistët në Fier, premtimi i madh që u bëri

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vizitoi sot nga afër punonjësit e Uzinës në Ballsh dhe atyre të nënstacionit elektrik të Poçemit që janë futur në grevë urie prej disa ditësh.

Advertisements

Teksa nënvizoi se ata janë të tradhëtuar nga qeveria, Basha premtoi mbështetje pas kusht për kërkesat e tyre.

“Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

Advertisements

Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush”, shkruan kryedemokrati në Facebook.

14 punonjësit e nënstacionit elektrik dhe stacionit të pompimit, në Poçem të Mallakastrës, janë futur sot në ditën e tetë të grevës së urisë, ndërsa 10 punonjësit e Uzinës në Ballsh janë futur në ditën e katërt të grevës. Të gjithë këta punonjës kanë nisur grevën e urisë, pasi nuk kanë marrë rrogat.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Dilja pija kafe…. më merrte me privat”/ Adela rrëfehet për lidhjen me Astrit Thaçin(Video)
Artikulli tjetërFlisnim për shumë gjera, këngëtarja flet për arre stimin e Zogut: Më erdhi keq, por edhe kot nuk të …