Adela Berisha u arrestua disa ditë më parë si bashkëpunëtore e grabitësit serial Astrit Thaçi, i cili akuzohet se ka kryer tetë gr abitje brenda një jave në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Advertisements
E reja ka rrëfyer në një intervistë për gazetarin e Abc Neës, Leonidha Musaj se si u gjend në mes të kësaj historie. Adela shprehet se kishte një muaj e gjysmë lidhje me Astritin, dhe thekson se nuk kishte dijeni për jetën e tij. Po ashtu ajo ka hedhur poshtë dëshminë e saj të mëparshme se priste një unazë fejese nga ky i fundit.
Intervista për Abc Neës:
Advertisements
Adela Berisha: Unë tjeshtë kam një muaj e gjysme me atë. Nuk kam asgjë me Astritin, nuk e njihja ça robi ishte ky, ca bënte dhe nuk me intereson. Njerëzit nuk kanë pse të folin keq për mua sepse unë nuk kam h ak. S’kam lidhje fare.
Gazetari: Ju nuk ekishin dijeni për aktivitetin kri minal të tij.
Adela Berisha: Jo. Thjeshtë më merrte në telefon me privat, me gjëra kështu, dilja pija kafe.
Gazetari: Policia thotë se ju e keni mbështetur në disa raste.
Adela Berisha: Jo, aspak.
Gazetari: Po në momentin e arre stimit?
Adela Berisha: Aty nuk kisha çfarë të bëja sepse sapo u ula në kafe dhe unë nuk e dija cfarë bënte ky. Pastaj ia kam shpjeguar policisë.
Gazetari: Gjatë deklarimeve tuaja, keni thënë se prisnit një unazë fejese nga ai apo jo?
Adela Berisha: Jo, jo. Ne thjeshtë kena pas dhe më ka thënë që mos shkojnë gjërat edhe më shumë për diçka më së shumti. Por kjo që ndodhi tani…
Gazetari: Kishit dijeni për jetën e tij të mëparshme, e dinit që kishte qenë i arrestuar në Itali, 7 vite për vjedhje?
Adela Berisha: Jo.ABC News
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!