Naftëtarët e Ballshit sot janë në ditën e katërt të grevës së ruisë, por pas refuzimit edhe të ujit, gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar.
Advertisements
Naftëtarët kanë deklaruar mëngjesin e sotëm se do të vijojnë të mos pranojnë ujë dhe ndihmë mjekësore deri në plotësimin e dy kushteve, marrjen e pagave dhe rifillimin e punës.
“Duam paratë. Këtu kanë ardhur kompani dhe në fund të çdo viti ata ndërronin emrat. Kjo lojë ka disa vite. Ikën 2 vjet nuk morrën lekët, sollën një kompani tjetër dhe u katandisëm në këtë gjendje. Punëtorët e kuptuan vonë, heshtja e shtetit deri në këto momente do të thotë që ne jemi të braktisur deri në themel. Uzina e Ballshit duhet të punojë”, shprehet një prej naftërarëve.
Advertisements
Që prej ditës së djeshme, naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit kanë përshkallëzuar aksionin e tyre, pasi kanë vendosur të mos pijnë as ujë. Ata shprehen të vendosur se duan pagat e prapambetura ose do të ketë viktima.
Kjo grevë urie ka sjellë edhe reagime nga ana e opozitës dhe e Avokatit të Popullit. Dy përfaqësues të Avokatit të Popullit, vizituan dje grevistët e Poçemit dhe ata të Ballshit, ku dëgjuan ankesat e grevistëve, të cilët kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura. Tek ata ka shkuar edhe ish-deputeti i PD-së Luan Baçi dhe ka deklaruar se pushtetarët i kanë lënë në mëshirë të fatit dhe se askush nuk pyet për ta. Ndërsa, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirjre strukturave të LSI-së në Fier që t’u qëndrojnë pranë punëtorëve.
Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator. Naftëtarët dolën disa herë në protestë në Fier, ku kërkuan që të merrnin pagat e tyre, por u dëgjuan nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!