Pas thirrjes më 2 mars, Presidenti Meta tjetër mesazh të fortë

Pas thirrjes për besëlidhjen më 2 mars, Presidenti i vendit, Ilir Meta u eshte drejtuar sot me nje tjetër mesazh të fortë shqiptareve.

Advertisements

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Meta fton gjithe shqiptaret në 2 Mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“T’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdh unon Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t’ia dorëzuar mafi es ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë”- shkruan presidenti.

Advertisements

Postimi i Metës
Të dashur qytetarë të Republikës së Shqipërisë!

Agr esioni pushtues i Rilindjes ndaj të gjithë institucioneve të pavarura në vend është një realitet i hidhur që secili prej jush e ndjen çdo ditë. Por kokëfortësia e saj për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti, me qëllim instalimin e një diktature të pakicës që ka t merr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie.

Ndaj ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” t’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdh unon Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t’ia dorëzuar maf ies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë.

Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t’ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës.

Shqipëria e para!

Shqiptaria e shqiptarëve! 🇦🇱

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“S’i harroj dot fytyrat e dhu nuesve të mi”, isha vetëm 16 vjeç, Vasfije Krasniqi rrëfen përvojën e tm errshme(Video)
Artikulli tjetërGreva e urisë/ Naftëtarët e Ballshit s’pranojnë as ujë, as ndihmë mjekësore: Nuk tërhiqemi!