tletja e njohur shqiptare, Luiza Gega, ka folur pasditen e djeshme për stërvitjen në Kenia dhe vështirësitë për t’u përshtatur me vendin.
Advertisements
Ajo pranoi se është shumë i vështirë qëndrimi larg familjes e larg vendit të saj, aq më tepër kur bëhet fjalë për kultura tërësisht të ndryshme nga kjo e jona.
Luiza tregoi se ende nuk është mësuar të konsumojë gatimet tradicionale të Kenias, ndaj detyrohet të marrë ushqime me vete.
Advertisements
‘Mundohem ta bëj sallatën më shumë ingredientë brenda që të kem sa më shumë vitamina, marr jashtë mase shumë fruta të thata… për fat të keq atje nuk gjej djath, që unë e përdor shumë. Me pak parmixhano i shtyj makaronat, pastat… duket çudi, por është me të vërtetë vështirë’, tha ndër të tjera atletja.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!